“Rretho 20” është fushatë on-line për promovimin e Protokollit për vërtetimin e procedurës për veprim në rastet për mbrojtje nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Protokolli është rezultat i bashkëpunimit të HERA dhe Koalicionit “Margjinat” me Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi, si pjesë e projektit “Fuqizimi i sundimit të drejtës së bashkësisë së qytetarëve LGBT”. Falë numrit 20, që qëndron për “identitetin gjinor dhe orientimin seksual”, pjesëtarët e komunitetit LGBTI për herë të parë kanë mundësi të paraqesin diskriminim në bazë të orientimit të tyre seksual dhe identitetit gjinor.