Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim bashkë me Koalicionin për të drejta seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara, me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shkup, e organizuan konferencën “Avancimi i mbrojtjes nga diskriminimi, me fokus të orientimit seksual dhe identitetit gjinor”.
Më shumë se tetëdhjetë përfaqësues të shoqatave të qytetarëve, si dhe ata të cilët i përfaqësojnë LGBT, Avokatin e Popullit të RM,. Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, vetëqeverisjen lokale në Strumicë, Shtip dhe Kumanovë, agjencitë e KB-ve morën pjesë në panel diskutimet për avancimin e mekanizmave qendror dhe lokal për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Përfundimet kryesore nga konferenca janë:
– Të ndryshohet Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në pajtim me rekomandimet e grupit punues multi-sektorial në suaza të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Mes tjerash, kjo do të thotë inkuadrimi i orientimit seksual dhe identitetit gjinor si bazë për diskriminimin, por po ashtu ridefinimi i kritereve për zgjedhje të anëtarëve të KMD dhe sigurimi i mbështetjes financiare dhe institucionale për KMD.
– Të forcohet puna e mekanizmave lokal për mbrojtje nga diskriminimi në suaza të kompetencave të tyre ligjore përmes shembullit të Trupave lokale të porsaformuara për mbrojtje nga diskriminimi në Shtip, Kumanovë dhe Strumicë.