Versioni i parë dhe i dytë i Rekomandimeve të përkohshme shërbejnë për të informuar dhe lehtësuar punën e punëtorëve shëndetësor që kanë ose mund të vijnë në kontakt me pacientë të dyshuar ose të infektuar me Covid-19. Rekomandimet e përkohshme bazohen në njohuritë më të fundit mjekësore të kushteve që lidhen me pandeminë Covid-19 të shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2.
Rekomandimet i referohen gjinekologëve amë, gjinekologëve përgjegjës për kujdesin e materniteteve, pediatërve, mamive dhe infermiereve të ngarkuara për periudhën antenatale dhe peripartale, por edhe personelit të tjerë shëndetësor të përfshirë në monitorimin dhe trajtimin e pacienteve shtatzëna.
Versioni i dytë i Rekomandimeve të përkohshme përmban gjithashtu informacione që duhet të përdoren nga punëtorët shëndetësor për të informuar siç duhet pacientet e tyre gjatë shtatzënisë dhe periudhës pas lindjes. Informacionet kanë të bëjnë me rekomandimet e përgjithshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit me koronavirus dhe optimizimin e ekzaminimit të grave shtatzëna, dhe përfshin disa algoritme dhe tabela për të lehtësuar rishikimin e procedurave që do të kryhen në pacientet me infeksion të dyshuar ose të konfirmuar me Covid-19 gjatë kontrolleve antenatale, triazhit të pacienteve me simptoma të Covid-19, shtrimi në spital i pacienteve në rrezik dhe procedurat e lindjes dhe pas lindjes.
Versioni i dytë për rekomandimet e përkohshme gjendet në gjuhën shqipe dhe maqedonase.