Këto rekomandime të përkohshme të bazuar në informacionet e deritanishme të për gjendjet që kanë të bëjnë me sëmundjen COVID 19, e shkaktuar nga virusi SARS CoV2 dhe ka të bëjë me punonjësit mjekësor të cilët vijnë në kontakt me këtë kategori të pacienteve. Këto janë gjinekologët amë, gjinekologët të cilët janë përgjegjës për kujdesin në repartet e lindjeve, pediatrisë, akusheret dhe infermieret të angazhuara për periudhën antenatale dhe peripartale si dhe të gjithë personelin mjekësor të përfshirë në monitorimin dhe kurimin e pacienteve shtatzëna.
Rekomandimet e përkohshme i përpiluam në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetje nga Fondi për popullatë të OKB – UNFPA.
Edhe pse u dedikohen kryesisht punëtorëve shëndetësor, përmbajnë informata të cilat mund t’i shfrytëzojnë edhe gratë shtatzëna, pasi që kanë të bëjnë me rekomandime të përgjithshme për parandalimin e përhapjes së virusit, si dhe me optimalizimin e kontrolleve të rregullta antenatale. Rekomandimet e përkohshme gjenden në gjuhën shqipe dhe maqedonase.