Bashkë me Koalicionin “Margjinat“ dhe me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Maqedoni, e filluam fushatën për mbrojtje nga diskriminimi mbi të gjitha bazat, duke përfshirë edhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor. “Nëse është e zakonshme, nuk do të thotë se është e drejtë. Tri herë mat, një herë pre, por asnjëherë mos diskrimino!” është mesazhi që e përcollëm edhe në tryezat e rrumbullakëta në Shtip, Strumicë, Kumanovë, Manastir dhe Tetovë.