Me rastin e 1 dhjetorit – Dita botërore e SIDA, në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë u drejtua Andrej Senih nga Shoqata e njerëzve që jetojnë me HIV„Bashkë më të fuqishëm“ dhe në emër të Platformës e cila i bashkon edhe 15 organizata qytetare të tjera, që implementojnë programe për parandalim dhe zbulimin e hershëm të HIV te grupet e rrezikuara në vend.
Në konferencën për shtyp u theksua se aktivitetet e sektorit civil janë pjesë bartëse e programit nacional dhe se pa ato nuk do të ishte i mundur kontrolli për HIV në Republikën e Maqedonisë. Organizatat qytetare që punojnë në terren e përshëndesin vendimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë t’i realizojnë në tërësi këto aktivitete dhe të sigurojnë buxhet për HIV, me çka pritet se programet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Maqedonia bëhet shembull i vërtetë pozitiv në regjion dhe më gjerë dhe kjo tash më njihet edhe në planin ndërkombëtar, ku epidemia e HIV paraqet edhe problem të madh publik-shëndetësor se sa që është në Republikën e Maqedonisë.
“Ne, si sektor civil, presim që të plotësohen në tërësi përfundimet e miratuara nga Qeveria në shtatorin e kaluar, e kjo të funksionojë mekanizëm në afat të gjatë për financimin e aktiviteteve të tilla të organizatave qytetare, të cilat janë kryesore për shëndetin publik dhe në suaza të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas shembullit të ministrive tjera dhe njësive të vetëqeverisjes lokale. Po ashtu, presim që të avancohet mënyra në të cilën sigurohen ilaçet anti-retrovirusale në shtet, me çka do të garantohet qasje e sigurt dhe e vazhdueshme e terapisë për pacientët. I përshëndesim hapat që deri më tani i ka ndërmarr Ministria e Shëndetësisë, Fondi për Sigurim Shëndetësor, Agjencia për ilaçe dhe klinika për sëmundje infektive, që të sigurohet se të gjitha ilaçet e nevojshme do të regjistrohen në shtet dhe përfundimisht do të vihen në listën pozitive”, theksoi Andrej Senih nga Platforma për HIV.
Edhe pse Maqedonia ka shkallë të ulët të HIV infektimit, akoma ekzistojnë sfida të mbetura, por edhe obligimet dhe mundësitë e ndërmarra deri në vitin 2020 për realizimin e qëllimit global, e kjo është rreth 90% të gjithë personat e infektuara me virus ta dinë HIV statusin e tyre, që të mund t’i qasen mjekimit dhe terapisë. Në këtë mënyrë, pas vitit 2020 infektimin ta vënë tërësisht nën kontroll, në mënyrë drastike do të binte numri i infektimeve të reja dhe do të stabilizohej numri i personave që kanë nevojë për terapi, e me këtë do të uleshin edhe shpenzimet për mjekim.
Dita e sotme do të shënohet sonte (1 dhjetor, e premte) me eveniment bamirës dhe program muzikor „Vështroi nga ana ime” në klub restorantin e MKC në ora 20.00. Evenimenti është i hapur për të gjithë qytetarët bamirës dhe kompanitë, ndërsa e organizojnë “Bashkë më të fuqishëm” dhe partnerët.