Diskriminimi, stereotipat sociale dhe stigma janë arsyet më të zakonshme pse grupet e margjinalizuara, veçanërisht gratë, e kanë të vështirë t’i qasen të drejtave të tyre. Gratë rome nga Komuna e Shuto Orizarit çdo ditë hasin në një numër të madh pengesash në realizimin e të drejtës për mbrojtje shëndetësore dhe sociale, kujdesin për shëndetin e tyre riprodhues dhe aksesin në shërbime brenda institucioneve shëndetësore dhe sociale.
Këtë e vërtetojnë tetë rastet e prezantuara në botimin ”Sfidat sistematike te gratë rome në realizimin e të drejtave shëndetësore dhe sociale”. Fjala është për eksperiencat reale të grave rome që kanë shfrytëzuar shërbimet falas dhe konfidenciale në qendrën tonë rinore “Dëshiroj të dijë” në Shuto Orizari në periudhën janar – korrik 2022. Vetë studimet e rasteve, disa prej të cilave, për fat të keq, kanë një përfundim fatal për gratë, ilustrojnë shkeljet më të shpeshta të të drejtave sociale dhe shëndetësore me të cilat përballen gratë rome çdo ditë.
Ne e përgatitëm këtë publikim për të pasur një fotografi më të mirë të aksesit, disponueshmërisë dhe funksionalitetit të shërbimeve që gratë rome marrin nga institucionet, të cilat janë rezultat i punës në terren të ekipit ligjor. Përveç kësaj, shpresojmë që me rastet e dokumentuara të kontribuojmë në rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve shtetërore për nevojat e popullatës rome, pra në gjetjen e zgjidhjeve efektive dhe të qëndrueshme në realizimin e të drejtave të tyre njerëzore.
Publikimi është në dispozicion në gjuhën maqedonase këtu.