COVID-19 është sëmundje serioze dhe secili prej nesh duhet të angazhohet që ta minimizojë rrezikun e transmetimit dhe përhapjes së virusit. Të gjithë e dimë se mbrojtja më e mirë është larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë, shmangja e kontakteve me secilin që është ftohur dhe ka koll dhe gjithsesi të qëndroni në shtëpi derisa jeni të sëmurë.
Gjatë periudhës të COVID-19, gratë shtatzëna mendohet se janë kategoria më e rrezikuar për shkak të gjendjes së tyre të përgjithshme dhe rrezikut të rritur nga komplikimet gjatë shtatzënisë. Por, nga ana tjetër, hulumtimet nuk tregojnë se gratë shtatzëna janë më të ekspozuara ndaj virusit ose janë në rrezik më të madh që të zhvillojnë simptoma serioze.
Informata do të thotë shëndet, e mu për këtë e përgatitën broshurën me këshilla për gratë shtatzëna lidhur me distancimin social, higjienën, shprehitë e shëndetshme dhe kontrollet mjekësore.
Broshura është në gjuhën shqipe dhe maqedonase.