Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon urgjentisht nga Kuvendi të fillojë me procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.
Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi me publikimin në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 258/2020 të datës 30.10.2020 ka hyri në fuqi. Në pëlqim me nenin 45, paragrafi 1 të Ligjit, konkursi publik për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta publikojë në afat prej 45 ditëve nga dita kur ka hyrë në fuqi Ligji. Në pëlqim me datën e hyrjes në fuqi të Ligjit, afati i paraparë ligjor skadoi më 14.11.2020, ndërsa Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut akoma nuk e ka shpallur konkursin publik për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Mandati i dytë i Avokatit aktual të popullit, Ixhet Memeti, i skadon më 24.12.2020. Në pëlqim me nenin 5, paragrafi 4 nga Ligji për Avokatin e Popullit, Kuvendi ka obligim ligjor që ta fillojë procedurën për zgjedhje të Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij, tre muaj para skadimit të mandatit të tyre. Në pëlqim me datën e skadimit të Avokatit aktual të Popullit, Kuvendi është dashur ta fillojë procedurën për zgjedhje të Avokatit të ri të Popullit dhe zëvendësve të tij më së voni deri më 24.09.2020, ndërsa Kuvendi akoma nuk e ka shpallur konkursin publik për zgjedhje të Avokatit të ri të Popullit.
Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon nga Kuvendi që në afat sa më të shkurtër të mundshëm ta zbatoje zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në mënyrë transparente dhe duke mbajtur llogari për cilësinë e kandidatëve të zgjedhur. Përbërja e këtij trupi duhet ta reflektojë përbërjen e shoqërisë në tërësi dhe nuk guxon të mbetet vetëm deklarative, por është obligim dhe qëllim real i Kuvendit. Ka nevojë që të zgjedhën kandidatë/e profesionistë dhe të pavarur, të cilët në asnjë mënyrë nuk kanë lidhje me partitë politike. Gjatë kësaj, përkatësia etnike nuk guxon të jetë kriteri i vetëm, veçanërisht kuptimi i ngushtë i saj, si ndarja e pozitave mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Është e domosdoshme të mbahet llogari për barazinë gjinore dhe të përfshihen përfaqësues të komuniteteve të margjinalizuara (romët, personat me aftësi të kufizuara, LGBTI etj.).
Gjithashtu, Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon nga Kuvendi që në afat sa më të shkurtër ta zbatojë procedurën për zgjedhje të Avokatit të ri të Popullit. Kuvendi gjatë zgjedhjes duhet të mbaje llogari që Avokati i ri Popullor duhet të jetë person i cili do t’i tejkaloje problemet e identifikuara të institucionit, dhe të cilat kanë të bëjnë me mungesën e ndarjes së barabartë të resurseve financiare dhe njerëzore, shkallën e profesionalizmit dhe kompetencat e një pjese të rëndësishme të kuadrit në këtë institucion, konfliktet nder njerëzore të shpallura publikisht dhe mobingun në institucion dhe plotësimin e vendeve të zbrazëta të punës në pëlqim me Rregulloren për sistematizim të shërbimit profesional, në ekipin e Mekanizmit parandalues kombëtar, në departamentet e veçanta dhe në zyrat e Avokatit të Popullit.
Në fund, Avokati i ri i Popullit duhet të jetë person i cili do ta kthejë besimin e qytetarëve në këtë institucion dhe do ta bëjë institucionin Avokat i Popullit t’i plotësojë kriteret e caktuara ndërkombëtare për institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut, siç janë Parimet e Parisit për institucionin kombëtar për të drejtat e njeriut të OKB-ve dhe Parimet për mbrojtjen dhe promovimin e Ombudsmanit të Komisionit të Venecias.
Personi për kontakt:
Igor Jadrovski (02 3119 073)