Shëndeti riprodhues është e drejtë e njeriut, ndërsa shërbimet për shëndetin riprodhues duhet të jenë të kapshme në mbrojtjen primare shëndetësore si në kohët e qeta, ashtu edhe gjatë krizave humanitare. Në kushte të krizës, pritet se 4% të grave do të jenë shtatzënë, ndërsa 15% e grave mund të kenë komplikime gjatë shtatzënisë dhe gjatë lindjes. Po ashtu, rritet edhe rreziku nga dhuna e bazuar në gjini. Mu për këtë mbrojtja e të drejtës për shëndet seksual dhe riprodhues në gjendje krize dhe humanitare është mjaft e rëndësishme për ne.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNFPA në vitin 2014 e plotësuam Planin kombëtar për përgatitje dhe përgjigje ndaj sistemit shëndetësor gjatë krizave me kapitull për shëndetin seksual dhe riprodhues në gjendje të jashtëzakonshme/krizës. Në vitin 2015 për herë të parë te ne u organizua trajnimi kombëtar për sigurimin e pakos minimale të shërbimeve për shëndet seksual dhe riprodhues në kushte zë krizës (PMTHSH). Pasi që kriza e emigrantëve u rrit shumëfish e rriti numrin e personave të përfshirë me gjendjen e krizës, filluam të ofrojmë edhe shërbime të drejtpërdrejta për shëndetin seksual dhe riprodhues përmes ambulancës mobile gjinekologjike. Jemi pjesë e Grupit punues ndër agjencish për shëndet riprodhues në kriza.
Në kushte të pandemisë, punuam për pakon esenciale të shërbimeve për shëndet seksual dhe riprodhues për gratë dhe grupet e margjinalizuara të qytetarëve, ndërsa përgatitën edhe broshurë me rekomandime të përkohshme për kujdesin antenatal të dedikuar edhe për gratë shtatzëna dhe për punëtorët shëndetësor.
Më shumë:
- KOVID 19 dhe SHSR
- Kapitull për shëndetin seksual dhe riprodhues gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme/krizës
- Është përgatitur procedura standarde operative për dhunën e bazuar në gjini gjatë kohës së krizës
- Plani i veprimit për vitin 2016 për shëndetin seksual dhe riprodhues gjatë gjendjeve urgjente dhe të krizës dhe katastrofave, duke përfshirë edhe krizën e emigrantëve dhe refugjatëve në Gjevgjeli dhe Kumanovë, sipas pakos minimale themelore të shërbimeve për SHSR (PMTHSH)
- Broshura “Çfarë duhet të dimë për dhunën seksuale dhe dhunën e bazuar në gjini gjatë krizave”
- Broshura “Mëmësia e sigurt në situata të emergjencës dhe/ose katastrofave”