SHËNDETI I ROMËVE

SHËNDETI I ROMEVE

Që të realizohet e drejta e shëndetit, shërbimet shëndetësore duhet të kenë qasje dhe cilësore për të gjithë qytetaret e margjinalizuara. Por, në praktikë ekziston mungesë e gjinekologëve amë në shtet dhe shpërndarje joadekuate gjeografike e gjinekologëve të punësuar amë, kontrollet parandaluese pa pagesë për gratë shtatzëna janë pak të shfrytëzuara, ndërsa shëndeti i romeve përkeqësohet edhe për shkak të pagesës joligjore të shërbimeve te gjinekologët amë, të cilat janë falas. Në thelb, si barojë, qëndron diskriminimi.

Prandaj nga viti 2005, përmes qendrës tonë rinore “Dëshiroj të dijë” në Shuto Orizari sigurojmë edhe shërbime pa pagesë dhe të besuara për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Në vitin 2012 filloi programi për fuqizimin juridik të romeve nga Shuto Orizari që t’ua mundësojë ose lehtësojë realizimin e të drejtave sociale dhe shëndetësore përmes shërbimeve të këshilluesit juridik dhe të para-juristëve (d.m.th. personat e trajnuar nga vetë komuniteti). Në vitin 2013 filloi iniciativa për monitorim të komunitetit përmes të cilës romet nga Shuto Orizari nga dora e parë i monitoronin qasjen dhe cilësinë e shërbimeve për shëndet riprodhues në komunitet dhe e ngritin vetëdijen te popullata lokale për të drejtat riprodhuese. Sot, fuqizimi juridik, monitorimi nga komuniteti dhe aktivizmi për ndryshime dhe përmirësimi i shëndetit riprodhues te romet janë shenjë që njihet për Iniciativën e gruas nga Shuto Orizari.

Përmes Rrjetit joformal për mbrojtje nga diskriminimi morëm pjesë në avokimin e rasteve të diskriminimit (dhe) ndaj romeve dhe jemi pjesë e proceseve të krijimit të politikave për jo diskriminim.

Më shumë:

 

ROMET DHE PUNËTORËT SHËNDETËSOR

Stereotipat dhe hendeku në komunikim mes punëtorëve shëndetësor dhe romëve në praktikë do të thotë: shërbime shëndetësore të pakapshme dhe/ose jocilësore për romët. Përmes punës në teren kuptuam se shkaqet qëndrojnë në njohjen e pamjaftueshme të zakoneve, traditës dhe kulturës te një pjesë e punëtorëve shëndetësor, por edhe për rregullat e sjelljes në institucionet shëndetësore ndaj një pjese të komunitetit rom. E kështu vendosëm të krijojmë Rrëfime të reja nga ambulanca.

Përmes forum shfaqjeve teatrore në Shkup, Kumanovë, Dellçevë, Sveti Nikole dhe Manastir i përcjellim rrëfimet nga korridori dhe i nxitim edhe njërin edhe tjetrin ”ti mbathin këpucët e huaja” që më lehtë  ta shembin murin që i ndan. Ndërsa nga viti 2017, bashkë me Qendrën për mjekësi familjare, i zhvillojmë shkathtësitë komunikuese te mjekët përmes trajnimeve të akredituara – praktikat e mira janë dëshmi se rrëfimet e reja janë të mundura.

Më shumë: