AVOKIMI

Besojmë se parakusht për respektimin e tërësishëm dhe realizimin e të drejtave të njeriut është njohja e tyre gjithëpërfshirëse në rregullat pozitive ligjore.

Mu për këtë HERA inicion dhe merr pjesë aktive në të gjitha proceset e përgatitjes së politikave, programeve dhe buxhetet lidhur me HIV dhe veçanërisht avokon për sigurimin e qëndrueshmërisë së serviseve për HIV të dedikuara për popullatën kyçe të prekur nga HIV.

Avokojmë edhe për përfshirjen e së paku tre mjeteve kontraceptive në listën pozitive të ilaçeve, ndërsa nga dhjetori i vitit 2017 ishim pjesë edhe të grupit punues të Ministrisë së Shëndetësisë për analizë dhe ndryshime të Ligjit restriktiv për ndërprerjen e shtatzënisë. 

HERA ishte pjesë e miratimit të protokolleve për mbrojtje nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, si dhe pjesë nga formimi i grupit ndër parlamentar në Parlament – i pari i këtij lloji në Ballkan – për avancimin e të drejtave të personave LGBTI në shkurt të vitit 2018.

Ishim mes të parëve të cilët filluan të avokojnë për integrimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm (QZHQ) lidhur me barazinë gjinore në politikat kombëtare, që më vonë në vitin 2016, bashkë me Platformën për barazi gjinore, realizuam një analizë  adekuate. Avokojmë edhe për sigurimin e shërbimeve të specializuara për viktimat e dhunës së bazuar në gjini  që janë të kapshme, e me këtë edhe për qëndrueshmërinë e organizatave qytetare të cilat ofrojnë shërbime të këtilla.  

Jemi pjesëmarrës në rishqyrtimin e Planit kombëtar për përgatitje dhe përgjigje të sistemit shëndetësor gjatë krizave dhe patëm sukses në përfshirjen e kapitullit për shëndet seksual dhe riprodhues gjatë gjendjes së emergjencave dhe krizave

Avokojmë edhe për qasje më të madhe deri te informatat dhe shërbimet për shëndet seksual dhe riprodhues për personat me aftësi të kufizuara në pëlqim me gjetjet nga vlerësimi i nevojave nga shërbimet adekuate

Bashkë me Byronë për zhvillimin e arsimit. Në vitin 2018 formuam Grup punues kombëtar për zhvillimin e modeleve të edukimit gjithëpërfshirës seksual, ndërsa nga viti 2017 marrim pjesë aktive dhe i ndjekim proceset e zhvillimit të dokumenteve strategjike për ndërmarrësi sociale pasi që dëshirojmë ekosistem ku ndërmarrjet sociale do të krijohen dhe të avancohen.