NDËRMARRËSIA SOCIALE

Lufta për realizimin e të drejtave dhe lirive të personave që u janë hequr liritë mund të jetë e suksesshme vetëm përmes fuqizimit, mobilizimit dhe pjesëmarrjes aktive. Prej këtu del ideja se ofrojmë mundësi për fuqizimin e tyre ekonomik dhe ta sigurojmë qëndrueshmërinë e serviseve tona. Potenciali i sipërmarrësisë sociale si model inovativ për përfshirje sociale, risocializimi dhe punësimi i njerëzve nga grupet e rrezikuara e njohim që nga viti 2015, ndërsa idenë për ndërmarrjen sociale më në fund e realizuam në vitin 2017.

Duke pasur parasysh se ndërmarrësia sociale është pothuaj temë e re te ne, vendosëm që përvojën tonë ta shfrytëzojmë që t’i ndërtojmë kapacitetet e të gjithë atyre të cilët si dhe HERA, dëshirojnë t’i fuqizojnë grupet e margjinalizuara përmes ndërmarrjes sociale. Çdo mbështetje është erë prapa kurrizit, e veçanërisht nëse vjen nga pushteti lokal – prandaj me Qytetin e Shkupit zhvilluam strategji për mbështetje të ndërmarrjeve sociale të cilët do të punësonin persona nga komunitetet e margjinalizuara.

Më në fund, për realizimin e suksesshëm të misioneve sociale të gjitha ndërmarrjeve sociale me rëndësi të madhe është ekzistimi i eko-sistemeve mbështetëse, ku ata njihen dhe mbështeten në çdo pikëpamje. Prandaj, përmes Rrjetit për ndërmarrje sociale jemi pjesë e grupit punues për krijimin e politikave dhe kornizës ligjore për sipërmarrësinë sociale.

Më shumë: