SEKSUALITETI DHE AFTËSIA E KUFIZUAR

Edhe pse është pjesë e pandashme e çdo individi, seksualiteti është tabu temë – edhe më shumë kur fjala është për njerëzit me aftësi të kufizuar. Zhvillimi i tyre personal, social dhe seksual është i kushtëzuar jo vetëm nga paragjykimet, por edhe nga barrierat infrastrukturore dhe nga mungesa e shkathtësive dhe informatave komunikuese. Mu për këtë, përmes qendrës rinore “Dëshiroj të dijë” – Vodno,  HERA siguron qasje gjinekologjike dhe shërbime dermatologjike, testim dhe këshillim për HIV dhe edukim për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe për personat me aftësi të kufizuar.

Në vitin 2010 bashkë me dhjetëra organizata qytetare dhe institucione e përgatitëm Politikën për shëndet seksual dhe riprodhues për personat me aftësi të kufizuar me të cilën iu obliguam se të gjithë bashkë dhe me përkushtim do të punojmë për të drejtat e njeriut, përfshirjen dhe avancimin e qasjes deri te informatat dhe shërbimet për shëndetin seksual dhe riprodhues. Përmes viteve zbatuam hulumtime, ishim pjesë e fushatave ndërkombëtare dhe projekteve dhe organizuam punëtori dhe edukime për punëtorët shëndetësor, punëtorët social dhe prindërit/kujdestarët, si dhe për vetë personat me aftësi të kufizuar. Në vitin 2014 e themeluam Platformën për avancimin e shëndetit seksual dhe riprodhues të personave me aftësi të kufizuar, ndërsa përmes qendrave rinore “Dëshiroj të dijë” me vite siguruam këshillime, kontrolle, testime falas nga gjinekologë dhe dermatovenerologë, të liruar nga të gjitha barrierat.

Më shumë: