“Sa më shpesh ndodh, aq më rrallë flitet” vlen edhe për dhunën e bazuar në gjini. Edhe pse te ne mbi 90% të kryesve të dhunës familjare janë meshkuj, ndërsa mbi 80% të viktimave janë gra, numri i serviseve të specializuara për dhunën e bazuar në gjini është mjaft i vogël, ndërsa standardet e Konventës për pengimin dhe luftën kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare është ratifikuar para do kohe (e njohur si Konventa e Stambollit) as që janë realizuar.
Dhuna e bazuar në gjini është tregues i pakontestueshëm për cilësinë e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe pjesë e punës sonë që nga viti 2004. Në vitin 2009 i fuqizuam kapacitetet e Komunës së Strumicës për përballje multisektoriale dhe pengimin e dhunës familjare përmes formimit të trupit të parë koordinues lokal për përballje me dhunën familjare dhe miratimin e strategjisë lokale tre vjeçare për pengimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare; tre vjet më vonë qyteti e hapi Strehimoren e parë Qendrën për viktimat e dhunës familjare.
Në vitin 2013 e hapëm Qendrën e parë familjare për të gjithë ata ku dhuna dhe rreziku nga dhuna është përditshmëri e tyre dhe prej atëherë punojmë për shërbime më cilësore, më të kapshme dhe më gjithëpërfshirëse për mbrojtjen nga dhuna familjare dhe e ngremë vetëdijen edhe përmes “16 ditë aktivizëm për luftë kundër dhunës ndaj grave”, në nëntor, si pjesë e Rrjetit kombëtar “Zëri kundër dhunës”.
Dhuna e bazuar në gjini nuk mund të tejkalohet pa qasje gjithëpërfshirëse dhe multisektoriale, e pikërisht, nga viti 2016, në partneritet me Qendrën për mjekësi familjare në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup dhe UNFPA, organizuan trajnim të akredituar për punëtorët shëndetësorë për njohjen dhe përgjigje ndaj dhunës së bazuar në gjini. Ndërsa me mbështetjen nga UNICEF i trajnojmë edhe ekipet multisektoriale për punën me fëmijët. Me mbështetjen e UNICEF i trajnuam edhe ekipet multisektoriale për punë me fëmijët, ndërsa me mbështetje të UNWomen Shkup u inkuadruam në trajnimet për dhunën e bazuar në gjini te personat me aftësi të kufizuara, të cilët janë deinstitucionalizuar nga Banja Bansko dhe te asistentët dhe kujdestarët e tyre personal. Institucioneve ju ofruam mbështetje teknike për përpilimin e Planit të veprimit për zbatimin e Konventës së Stambollit në vitin 2018, ndërsa nga viti 2020 marrim pjesë në mënyrë aktive në përgatitjen dhe avokimin për miratimin e Ligjit të ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhuna në familje në vitin 2021.
Më shumë: