FUQIZIMI DHE ZHVILLIMI I KAPACITETEVE

Besojmë se është i pamundur ndryshimi në gjendjen me të drejtat e të margjinalizuarve pa fuqizimin e tyre – që të mund të avokohen dhe të marrin pjesë në vendimet që drejtpërdrejtë i prekin. 

Fuqizimi do të thotë informim dhe edukim për të drejtat personale, e përmes edukimeve moshatare për edukimin gjithëpërfshirës seksual i fuqizojmë të rinjtë, e përmes mbledhjes vjetore dhe punëtorive, i fuqizojmë edhe vetë HERA Të rinjtë

Fuqizimi do të thotë edhe zhvillimi i shkathtësive dhe resurseve të nevojshme për realizimin e të drejtave riprodhuese, e kështu i trajnojmë romet nga Iniciativa e grave të Shuto Orizares të cilat si punëtore në terren dhe para juriste ofrojnë informata dhe shërbime juridike, organizojnë forume qytetare, shoqërojnë klientë dhe kryejnë ndërmjetësim me ofruesit e shërbimeve. 

Gëzimi dhe respektimi i të drejtave sociale dhe ekonomike të margjinalizuarve drejtpërdrejtë ndikojnë edhe mbi avancimin e të drejtave të tyre seksuale dhe riprodhuese. Mu për këtë, i fuqizojmë kapacitetet e krijuesve të politikave dhe përfaqësuesve të zgjedhur për të drejtat e personave LGBTI dhe të punëtorëve shëndetësor të bazuar mbi dhunën gjinore dhe për shkathtësitë komunikuese gjatë sigurimit të shërbimeve për pacientët romë .

I trajnojmë edhe ata të cilët kanë biznes ide dhe potencial për ndërmarrësi sociale dhe dëshirojnë të punësojnë persona nga bashkësitë e margjinalizuara, i fuqizojmë shkathtësitë komunikuese të një pjese të organizatave qytetare rome, ndërsa romet “Kujdesi Plus” i certifikojmë për kujdes paliativ dhe kujdes në kushte shtëpiake. 

Seksualiteti dhe shëndeti seksual dhe riprodhues i personave me aftësi të kufizuara janë temë e pashtershme edhe në trajnime edhe në edukimet përmes të cilave i fuqizojmë edhe ekspertët dhe prindërit/kujdestarët, por edhe vetë personat me aftësi të kufizuara

HERA në mënyrë aktive i fuqizon edhe kapacitetet e bashkësisë të prekur me HIV. Prej këtyre përpjekjeve u krijuan “EGAL” në vitin 2006, misioni i të cilit është parandalimi i HIV dhe IST te komuniteti LGBTI dhe lufta kundër stigmës dhe diskriminimi dhe “Bashkë më të fuqishëm” në vitin 2009, e cila me mbështetje teknike dhe administrative nga HERA, nga një grup joformal i njerëzve që jetojnë me HIV  u rritë në organizatë të komunitetit që edhe sot angazhohet për qasje më të mirë deri te trajtimi për HIV dhe për ofrimin e shërbimeve për parandalim, kujdes dhe mbështetje lidhur me HIV