LGBTI

Dëshirojmë komb pa diskriminim dhe besojmë se nëse është e zakonshme, nuk do të thotë se është e drejt që personat LGBTI jetojnë të rrethuar me stigmë, diskriminim dhe dhunë nga urrejtja kundër të cilës kompetentët aspak nuk reagojnë ose veprojnë në mënyrë seleksionuese mes tjerash edhe sepse orientimi seksual dhe identiteti gjinor akoma nuk ekzistojnë si bazë për diskriminim në Ligjin për mbrojtje dhe pengim nga diskriminimi. 

Pikërisht nga viti 2014 e këtej në fokus gjenden edhe të drejtat e komunitetit LGBTI në Maqedoni. Bashkë me Koalicionin “Margjinat” punojmë me Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi që në vitin 2015 e miratoi Protokollin për vërtetimin e procedurës për veprim në rastet për mbrojtje nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor . Bashkë me Koalicionin “Margjinat”  dhe në bashkëpunim me aktorët komunal formuam trup koordinues lokal për mbrojtje nga diskriminimi në Kumanovë, Shtip dhe Strumicë, të cilët e miratuan protokollet për avancimin e bashkëpunimit mes mekanizmave lokal për mbrojtje nga diskriminimi. Ndërsa pas ndryshimit të pushtetit, bashkë me anëtarët Rrjetit kombëtar kundër homofobisë dhe transfobisë  ku e kemi rolin edhe të sekretariatit nga viti 2018, e iniciuam formimin e Grupit parlamentar ndër partiak për avancimin e të drejtave të personave LGBTI në Parlament e organizuam vizitë studimore në Holandë për të drejtat e komunitetit LGBTI. Morëm pjesë në përgatitjen dhe avokim për miratimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili e njeh identitetin gjinor dhe orientimin seksual si bazë për mbrojtje nga diskriminimi.

Më shumë: