KONTRACEPSIONI

E drejta për kontracepsion është një nga të drejtat themelore të njeriut sepse do të thotë e drejtë për shëndet dhe për mbrojtje shëndetësore. Kontracepsioni u mundëson grave dhe vajzave që pavarësisht, lirë dhe pa detyrim të vendosin nëse, kur deh sa fëmijë do të kenë. Sa më shumë qasje të ketë, aq më shpesh përdoret, ndërsa shoqëritë të cilat e sigurojnë janë ekonomikisht më të fuqishme dhe më të zhvilluara. Gratë të cilat përdorin kontracepsion janë më të pavarura dhe të fuqizuara dhe kanë qasje më të madhe deri te arsimi dhe puna. Kontracepsioni e pengon shtatzëninë e paplanifikuar, e zvogëlon rrezikun nga kanceri në mitër dhe vezore, mbron nga cistet dhe anemia, i zbutë dhimbjet menstruale dhe aknet në fytyrë.

Por, megjithatë vetëm 13 të çifteve në Maqedoni përdorin kontracepsion modern, ndërsa vetëm 1,6% të rinjve përdorin kontracepsion oral. Pa kontracepsion nuk ka shëndet seksual dhe riprodhues cilësor. Mu për këtë që nga viti 2005 i edukojmë të rinjtë dhe sigurojmë këshillim pa pagesë dhe kontraceptivë modern përmes qendrave tona rinore “Dëshiroj të dijë” dhe programin për edukim moshatar për HIV. Ndërsa HERA Të rinjtë e palodhur e ngrenë vetëdijen mes moshatarëve të tyre për përfitimet nga kontracepsioni dhe çdo 26 Shtator e shënojmë Ditën ndërkombëtare të kontracepsionit.

Më shumë: