Aborti

1. Çfarë kemi arritur deri tani:

  • TA MBROJMË TË DREJTËN për ZGJEDHJE: HERA ishte organizatë lider për t’i penguar përpjekjet e pushtetit që të miratohet ligji i ri për abortin në qershor të vitit 2013. Përmes mobilizimit të organizatave joqeveritare dhe qytetarëve protestuan në rrugë, u përgatitën analiza të argumentuara, kontestohej kushtetutshmëria e ligjit, u organizuan diskutime publike në Kuvend, kërkohej mbështetja e deputetëve, nga organizatat ndërkombëtare dhe Komiteti për të drejtat e njeriut pranë Kombeve të Bashkuara. Edhe pse me ligjin e ri kufizohet e drejta për zgjedhje e gruas për ndërprerjen e shtatzënisë, megjithatë suksesi i aktivizmit tonë ishin fshirja e dispozitave për pajtueshmërinë e partnerit bashkëshortor gjatë miratimit të vendimit të gruas dhe marrjen e të drejtës ekskluzive të ministrit për Shëndetësi që të vendos anëtarë në komisionet e spitaleve, të cilët vendosin për ndërprerjen e shtatzënisë pas javës së 10 të shtatzënisë.
  • Pas fushatës katërvjeçare: HERA realizoi hulumtim për qëndrimet ndaj abortit mes popullatës së gjerë dhe gjinekologëve në Maqedoni.
  • HERA çdo vit e shënon 28 Shtatorin “Dita ndërkombëtare për aksion për qasje deri te aborti i sigurt dhe legal”

 

  • ABORTI MEDIKAMENTOZ: Të parët që nga viti 2009 filluam me hulumtim për përdorimin e abortit medikamentoz, trajnuam më shumë se 100 gjinekologë me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë dhe përgatitëm materia edukativ për punëtorët e shëndetësisë dhe popullatën e gjerë për përparësie nga përdorimi i kësaj metode.

 

  • ABORTI STIGMA: Nga viti 2014, pas miratimit të ligjit të ri për abort, në mënyrë të vazhdueshme punuam në zvogëlimin e paragjykimeve dhe stereotipave te të rinjtë lidhur me zgjedhjen për abortin dhe të drejtat reproduktive përmes organizimit të evenimenteve edukative dhe fushatave në mediat sociale.

2. Partnerë

  • Koalicioni për të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara
  • Reaktor
  • Komitet i Helsinkit
  • Lufto si femër
  • Shoqata profesionale e gjinekologëve
  • Forumi Parlamentar Evropian për Popullatë dhe Zhvillim (European Parliamentary Forum for Population and Development)

3. Personi për kontakt

Bojan Jovanovski
bojan.jovanovski@hera.org.mk