Tabu temat nuk do të shemben vetë! Të inspiruar nga koncepti i TED, e me rastin e 28 Shtatorit – Ditës ndërkombëtare për abort të sigurt dhe legal, vendosëm që t’i hapim publikisht dhe me zë këto tema, para opinionit, me zërim. Menduam një eveniment edukativo-frymëzues për seksualitetin dhe të drejtat seksuale dhe e quajtëm SexEd! Pse? Që të ndalemi së gënjyeri, së pari duhet t fillojmë të bisedojmë!
Në fokusin e botimit të parë janë liritë riprodhuese dhe edukimi gjithëpërfshirës seksual – lokalisht dhe globalisht – e në skenë kemi 7 mysafire dhe mysafirë me rrëfime që të rrëqethin dhe të inkurajojnë!