Qendra e parë familjare e Qytetit të Shkupit është këshillimorja e parë e specializuar në vend për viktima/të mbijetuarit dhe kryesit e dhunës së bazuar në gjini dhe dhunës familjare, duke përfshirë edhe të miturit të cilët drejtpërdrejt ose indirekt janë prekur nga dhuna dhe anëtarët tjerë të prekur nga dhuna.
Përmes Qendrës u sigurojmë mbështetje psiko-sociale, këshillime dhe mbështetje juridike familjeve, në të cilat ka raporte konflikti ose dhunë e bazuar në gjini dhe dhunë familjare. Të gjitha shërbimet në Qendrën janë pa pagesë dhe të besueshme. Përveç këshillimit individual, grupor dhe familjar me psikoterapeut, Qendra ofron edhe këshillim për të drejtat sociale, udhëzime dhe shoqërim deri te institucionet dhe organizatat përkatëse dhe ndihmë juridike.
Qendra është e hapur çdo ditë pune: e hënë, e mërkurë dhe e premte (ora 9-17), e martë dhe e enjte (ora 11-17).