26.10.2016

EGJS funksionon!

EGJS, çka?

  • EGJS është edukim gjithëpërfshirës seksual.
  • EGJS është proces i vazhdueshëm i fitimit të njohurive, zhvillimit të shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave për identitetin, lidhjet dhe intimitetin dhe për seksualitetin në përgjithësi.
  • EGJS e transferon sistemin e plotë të vlerave të cilat do t’u mundësojnë fëmijëve dhe të rinjve që t’i praktikojnë të drejtat e tyre seksuale dhe riprodhuese dhe të miratojnë vendime lidhur me seksualitetin e tyre dhe me shëndetin e tyre.
  • EGJS nuk ka të bëjë vetëm me aspektet biologjike të seksualitetit, të parandalimit nga sëmundjet dhe nga shtatzënia.
  • EGJS mëson për aspektin konjuktiv, emocional, social dhe fizik të seksualitetit.
  • EGJS i përfshinë edhe aspektet kulturore, psiko-sociale dhe emocionale të seksualitetit, gjegjësisht kënaqësinë dhe diversitetin seksual si bazë për një personalitet të ri të shëndetshëm dhe tolerant.
  • EGJS duhet të jetë i kapshëm për të gjithë, por edhe të përshtatet dhe të strukturohet sipas moshës dhe shkallës së zhvillimit te fëmijët dhe të rinjtë.
  • EGJS promovon barazi gjinore, bazohet në të drejtat e njeriut dhe i njeh diversitetet.
  • Komponentët e EGJS janë: gjinia, shëndeti seksual dhe riprodhues, aspektet qytetare, kënaqësia, lidhjet dhe raportet, dhuna dhe diveristeti.

 

Çfarë na duhet EGJS?

  • EGJS gradualisht i përgatitë dhe i aftëson fëmijët dhe të rinjtë me informata, shkathtësi dhe vlera pozitive që ta kuptojnë dhe të kënaqen në seksualitetin e tyre, të kenë marrëdhënie të sigurta dhe të kënaqshme dhe të ndërmarrin përgjegjësi për shëndetin seksual dhe mirëqenien e vet dhe të njerëzve të tjerë.
  • EGJS kontribuon drejt asaj që të rinjtë të bëjnë zgjedhje, e cila do ta përmirësojë cilësinë e jetës së tyre, por edhe qëllim drejt shoqërisë më të mirë dhe të drejtë.
  • EGJS informon për llojet dhe përdorimin e kontracepsionit dhe kontribuon për rritjen e përdorimit të kontracepsionit dhe të prezervativit te adoleshentët seksualisht aktiv.
  • EGJS shpie drejt avancimit të shëndetit të tyre seksual dhe riprodhues, shëndetit në përgjithësi, si dhe sjellje seksuale më me përgjegjësi më tej në jetë.
  • EGJS kontribuon për rritjen e aftësisë për miratimin e vendimeve informuese dhe uljen e paragjykimeve.
  • EGJS shpie drejt zhvillimit të qëndrimeve dhe vlerave pozitive.
  • EGJS në zhvillimin e vet i përfshinë të rinjtë, prindërit, arsimtarët, sektorin civil dhe ekspertët me profile të ndryshme nga fusha e shkencave natyrore, shoqërore dhe humaniste.

 

 

EGJS në RM

  • EGJS njihet nga institucionet në RM.
  • EGJS rekomandohet në dokumentet nacionale që vijojnë:
  • Strategjia nacionale për shëndet seksual dhe riprodhues (2010-2016)
  • Strategjia nacionale për mëmësi të sigurt, 2010-2015
  • Strategjia nacionale për HIV/SIDA, 2012-2016
  • Rekomandimet e Kornizës për edukim gjithëpërfshirës seksual nga viti 2010
  • Përfundimet e Komisionit për mundësi të barabarta për pilotim të edukimit seksual dhe evaluimi i këndës shkathtësitë jetësore nga viti 2009 dhe 2011
  • Strategjia nacionale për të rinjtë e Republikës së Maqedonisë, 2005-2015
  • Strategjia nacionale për të rinjtë e Republikës së Maqedonisë, 2016-2025
  • Rekomandimet për Republikën e Maqedonisë nga Komiteti i KB-ve për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore nga viti 2016.

Publikime

Fushata

Shërbimet

Puna me H.E.R.A.

Bashkohu me ne! HERARinore

  Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth edukatës seksuale gjithëpërfshirëse, të bëhesh vullnetar dhe edukator, të flasësh për tema tabu, të kontribosh për të gjithë të rinjtë, të ndryshosh rrethanat, atëherë je në vendin e duhur! A dëshiron ta shfrytëzosh kohën tënde për diçka më ndryshe nga aktivitetet e tua të përditëshme? A dëshiron të takosh njerëz të ri, […]

Më tepër »

Shërbime falas

HERA ofron një varg shërbimesh pa pagesë, anonime dhe të besueshme nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues – HIV testimi, kontrolle gjinekologjike dhe dermatologjike, ndihmë juridike pa pagesë, distribuim të prezervativëve dhe materialeve edukative, këshillime.

Më tepër »

KONKURS për praktikant në HERA

Në fund të vitit 2016 HERA filloi me programin e ri për praktikantë, që është i hapur për të rinjtë. Mundësia që të jesh praktikant te HERA hap drejtime të reja, ku të rinjtë mund të zhvillohen dhe të ndërtojnë përvojë përmes inkuadrimit në aktivitetet e përditshme të organizatës. Të rinjtë të cilët janë të interesuar të jenë praktikant në […]

Më tepër »

Partnerët


Civica Mobilitas Opstina Centar European Delegation in Macedonia UN Women Groupe SOS CFSD Embassy of the United States Skopje, Macedonia Netherlands Embassy in Skopje, Macedonia Astra Network Град Скопје The Global Fund EGAL Коалиција СЗПМЗ Коалиција хомофобија Комерцијална банка Министерство за здравство IPPF - IPPF European Network National partnerscratic Institute NDI Национален младински совет Општина Струмица Македoнска платфoрма прoтив сирoмаштијата Радио МОФ УНФПА Фондација отворено општество – Македонија (ФООМ) http://psihologija.com.mk/
Copyright 2013 - HERA All rights reserved.