Analiza e lidhshmërisë së dokumenteve strategjike nacionale për barazi gjinore në realizimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm
Barazia gjinore në Agjendën për zhvillim të qëndrueshëm 2030 (AZHQ) është çështje së cilës i jepet rëndësi e madhe. Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm (QZHQ), i trajtojnë çështjet gjinore në mënyrë të ndjeshme dhe ndërton pritje se barazia gjinore do të merret për prioritet në politikën e re globale për zhvillim të qëndrueshëm të shteteve. Në nivel nacional, Republika e Maqedonisë në mënyrë strategjike i qaset mundësimit të barazisë gjinore përmes një sërë masash të rëndësishme për zhvillim të politikave, më së shumti të reflektuara në Strategjinë për barazi gjinore 2013 – 2020 (SBGJ) dhe Planit aksionar nacional 2013 – 2016 (PAN). Qëllimi i këtij hulumtimi ka të bëjë me vlerësimin e lidhshmërisë së QZHGJ me barazinë gjinore në Republikën e Maqedonisë përmes rishqyrtimit të qasjes dhe analizës së dokumenteve strategjike nacionale, gjegjësisht SBGJ dhe PAN.
Analiza në gjuhën maqedonase gjendet këtu, në gjuhën shqipe këtu dhe në gjuhën angleze këtu.