Pas formimit të qeverisë së re, Platforma për barazi gjinore shpreh shqetësim serioz për përfshirjen e pamjaftueshme të grave në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Gjegjësisht, përkundër faktit se vendi arriti një moment historik me zgjedhjen e Presidentes së parë femër të vendit – një arritje e lavdërueshme që Platforma e mirëpriti – momenti për përfshirjen më të gjerë të grave në pozitat e larta të ndikimit dhe vendimmarrjes duket se të jetë në vend.
Është shqetësues fakti që përjashtimi i grave nga pushteti ekzekutiv është shumë i dukshëm në qeverinë e sapoformuar. Qeveria e mëparshme kishte një përfaqësim modest prej 25% të grave në role ministrore (5 nga 16 ministri). Megjithatë, ky numër tani është përgjysmuar, me vetëm 3 gra që mbajnë poste ministrore nga gjithsej 24 (ose vetëm 13%). Kjo mbrapsje është veçanërisht alarmuese duke pasur parasysh iniciativën e Komisionit për Mundësi të Barabarta në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga viti 2023, e cila kishte për qëllim të bënte ndryshime në kodin zgjedhor që përfshinte ndryshimin e kuotave ekzistuese për pozitat përfaqësuese (qasja 50-50, pra 50 % pjesëmarrje e grave në këshillat e pushtetit vendor dhe në kuvend), si dhe përfshirja e kuotave për postet me pushtet ekzekutiv dhe vendimmarrës (30% për kryetar komune dhe 40% për poste ministrore).
Vendosja e kuotave në vitin 2002 ka përmirësuar ndjeshëm përfaqësimin e grave gjatë viteve, por përfitimet nuk janë shtrirë në pozicionet pa kuota, duke treguar sfidat ekzistuese sistematike për gratë në politikë. Në përbërjen e qeverisë aktuale vërehet një rënie shqetësuese e pjesëmarrjes politike të grave, e cila sinjalizon një regres në fushën e barazisë gjinore në politikë.
Gjetjet e hulumtimit tregojnë se një nga arsyet kryesore për pjesëmarrjen e pamjaftueshme të grave në politikë është pikërisht mungesa e vullnetit politik dhe mbështetja joadekuate nga partitë politike për përfshirjen e grave në procese që nënkuptojnë fuqinë e vendimmarrjes individuale. Këto pengesa rrjedhin nga stereotipat e ngulitura gjinore dhe refuzimi për të shpërndarë në mënyrë të barabartë pushtetin vendimmarrës. Një rezistencë e tillë është e dëmshme, jo vetëm për gratë, por edhe për shoqërinë në tërësi, sepse e pengon zgjidhjen e çështjeve thelbësore për përmirësimin e cilësisë së jetës së të paktës gjysmës së popullsisë.
Është thelbësore të theksohet se Maqedonia e Veriut krenohet me një përqindje më të lartë të grave me arsim të lartë në krahasim me Meshkujt. Ndaj, ju kujtojmë se çështja e pjesëmarrjes së pamjaftueshme politike nuk lidhet me mungesën e ambicies apo kualifikimit arsimor tek politikanet, por ato përballen me barriera sistematike dhe dekurajime të vazhdueshme nga sfera profesionale, mjedisi publik dhe privat, gjë që e angazhim e tyre politik.
Platforma për Barazi Gjinore vazhdon të jetë aleate e grave në politikë. Ne bëjmë thirrje për veprim të menjëhershëm për të hequr barrierat për përfshirjen e grave në politikë dhe për të siguruar përfaqësim të barabartë dhe të drejtë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Arritja e barazisë së vërtetë gjinore nuk është vetëm çështje drejtësie, por është gjithashtu një parakusht i domosdoshëm për përparimin demokratik dhe social të Maqedonisë së Veriut.