Platforma për barazi gjinore i shpreh ngushëllimet familjes së pacientes nga Prilepi dhe reagon ashpër për neglizhencën e shtetit dhe të institucioneve shëndetësore për shkak të shkeljes së rëndë të të drejtave të njeriut dhe shkeljes flagrante të ligjeve në vend si një shkak i drejtpërdrejtë për vdekjen që ka ndodhur.
Konkretisht, sipas informacioneve të publikuara në opinion, ka indikacione për shkelje të ligjeve lidhur me sigurimin e kushteve të përshtatshme sanitare dhe higjienike në një institucion shëndetësor, përkatësisht për mungesën e zbatimit të masave të duhura higjienike, ku si pasojë e drejtpërdrejtë prej të cilave është vdekja e pacientes. Kjo tregon për një krim të rëndë të kryer kundër shëndetit të njerëzve, i cili fatkeqësisht është përsëritur disa herë në periudhën e kaluar në vendin tonë. Pacientja, pas një kiretazhi të kryer në Spitalin e Prilepit, është dërguar për mjekim shtëpiak, për t’u kthyer të nesërmen në gjendje të rëndë dhe pas dërgimit në Klinikën infektive në Shkup, ka ndërruar jetë. Kjo ka qenë arsyeja që të mbyllen sallat e operacionit në Spitalin e Prilepit dhe të dërgohen brise për ekzaminim. Ajo që përbën shqetësim serioz dhe nuk duhet anashkaluar është dyshimi për praninë e një bakteri shumë të rrallë dhe të rrezikshëm intraspitalor në institucionin shëndetësor.
Ndonëse, sipas njoftimit nga spitali, ka nisur procedura për kontrollin e pranisë së baktereve intraspitalore, nuk ka pasur njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë dhe as informacione për veprimet e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor.
Ky rast është kulmi i raportimeve të vazhdueshme për kushtet e këqija spitalore dhe mungesën e qasjes në shërbime cilësore dhe kujdes për shëndetin seksual dhe riprodhues në vendin tonë. Së fundi tashmë kemi reaguar për rastin e Jëldëz Veaposka, ku është bërë njoftimi tronditës se nuk ka pasur asnjë neglizhencë apo gabim mjekësor nga ana e gjinekologut Muhammed Asani, i cili është ende drejtor i spitalit të Strugës dhe pronar i një ordinance gjinekologjike të paregjistruar.
Duke pasur parasysh të gjitha këto, Platforma për barazi gjinore kërkon urgjentisht:
- Transparencë e plotë dhe publikim i rezultateve të ekzaminimit të gjendjes bakteriologjike të hapësirave në spitalin në Prilep;
- Ministria e Shëndetësisë të lëshojë një deklaratë dhe të marrë përgjegjësi në lidhje me rastin dhe në lidhje me kushtet sanitare dhe higjienike në objektet shëndetësore në të gjithë vendin;
- Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor të kryejë inspektime dhe të informojë publikun për rezultatet.
Organizatat-anëtare të Platformës për barazi gjinore:
-
- Tiiiit! Inc.
- Lufto si femër
- Iniciativa qytetare femërore ANTIKO
- Shoqata Forumi i gruas
- Shoqata për mundësi të barabarta Semper
- Shoqata për zhvillim rural lokal
- Shoqata për mbështetje të punëtorëve të margjinalizuar STAR-STAR Shkup
- Shoqata për avancimin e barazisë gjinore Aksioni “Zdruzhenska”
- Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazoi të grave – ESE
- Shoqata për zhvillim edukativ EKVALIS
- Instituti për shkenca shoqërore dhe humane
- Koalicioni “Margjinat”
- LezFem
- Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi
- Rrjeti kombëtar kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje
- Këshilli kombëtar për barazi gjinore
- organizata e grave të qytetit të Shkupit (OGSH)
- Organizata e grave të Komunës së Sveti Nikoles
- Organizata e grave “Kumanovka”
- Reaktor – Hulumtim në veprim
- Koalicioni rural
- Stela
- TAKT
- Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut
- HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim
- HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup
- Shoqata humanitare “Nëna”
- Qendra për hulumtim dhe krijimin e politikave (QHKP)