Më pak se një javë pas marshimit të 8 Marsit, gjyqësori i vjetruar dhe Oda e mjekëve po e bëjnë të ditur qartë se gratë në vend mund të mbijetojnë, por vështirë se do të marrin drejtësi.
15 Mars 2023 – Platforma për barazi gjinore është e tmerruar nga rasti i fundit skandaloz i një gruaje që iu nënshtrua një masektomie të dyfishtë për shkak të një diagnoze të gabuar të kancerit të gjirit dhe jashtëzakonisht e indinjuar nga inercia e institucioneve kompetente dhe shkeljen flagrante të ligjeve, sidomos kur fjala është për shkelje të rëndë të së drejtës për shëndet.
Në të njëjtën kohë, si një Platformë e përbërë nga organizata që luftojnë për të drejtat e grave dhe kryesisht drejtohen dhe përbëhen nga gra, ne ndjejmë empati me pacienten të cilës i është shkelur rëndë e drejta për shëndet dhe autonomi trupore, gjë që ka pasoja të mëdha për mirëqenien e saj dhe cilësinë e jetës.
Sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, organizatë-anëtare e Platformës, që nga viti 2018 kur pacientja ka bërë kallëzim penal kundër dy mjekëve dhe Klinikës për radioterapi dhe onkologji për krime të rënda kundër shëndetit të njerëzve dhe punë të pakujdesshme në shërbim, deri më sot Prokuroria publike nuk ka marrë asnjë vendim për ngritjen e akuzës apo ndërprerjen e procedurës hetimore. Po ashtu, Prokuroria e lartë publike – e cila ka reaguar ndaj ankesës së Komitetit të Helsinkit! – ka raportuar se Prokuroria themelore publike ka vepruar në pajtim me Ligjin për procedurën penale dhe Ligjin për prokurorinë publike, përkundër faktit se procedura hetimore ka vazhduar për gati 4 vjet.
Për organet kompetente nuk kontestohet mosrespektimi i afateve të përcaktuara me ligj sipas të cilave procedura hetimore mund të zgjasë maksimum 13 muaj, e as neglizhenca e Odës së mjekëve e cila ka dorëzuar Raport për kryerjen e një inspektimi të jashtëzakonshëm pas më shumë se 2 vitesh, dhe atë me nxitjen e Komitetit të Helsinkit.
Ndaj, me revoltë dhe zhgënjim të madh konstatojmë se në këtë mënyrë si sistemi i drejtësisë ashtu edhe Oda e mjekëve kontribuojnë në kulturën e mosndëshkimit, mosbesimit në sistem dhe mosrespektimit të të drejtave të njeriut, duke përkrahur drejtpërdrejt neglizhencën sistematike ndaj shëndetit të gruas.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, Platforma për barazi gjinore kërkon nga Prokuroria publike që të veprojë urgjentisht dhe të sjellë vendim të prokurorisë publike. Duhet të ketë përgjegjësi!
Organizatat-anëtare të Platformës për barazi gjinore:
- Tiiiit! Inc.
- Lufto si femër
- Iniciativa qytetare femërore ANTIKO
- Shoqata Forumi i gruas
- Shoqata për mundësi të barabarta Semper
- Shoqata për zhvillim rural lokal
- Shoqata për mbështetje të punëtorëve të margjinalizuar STAR-STAR Shkup
- Shoqata për avancimin e barazisë gjinore Aksioni “Zdruzhenska”
- Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazoi të grave – ESE
- Shoqata për zhvillim edukativ EKVALIS
- Instituti për shkenca shoqërore dhe humane
- Koalicioni “Margjinat”
- LezFem
- Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi
- Rrjeti kombëtar kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje
- Këshilli kombëtar për barazi gjinore
- organizata e grave të qytetit të Shkupit (OGSH)
- Organizata e grave të Komunës së Sveti Nikoles
- Organizata e grave “Kumanovka”
- Reaktor – Hulumtim në veprim
- Koalicioni rural
- Stela
- TAKT
- Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut
- HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim
- HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup
- Shoqata humanitare “Nëna”
- Qendra për hulumtim dhe krijimin e politikave (QHKP)