Prej 10 deri më 13 korrik në Mavrovë u organizua trajnimi i për edukim gjithëpërfshirës seksual për të rinjtë nga organizatat qytetare partnere. Tridhjetë të rinj nga Qendra për zhvillim rural “Bujrum” – Kumanovë, Shoqata “Perspektiva gjinore” – Strumicë, Qendra për edukim dhe zhvillim (CED) – Tearcë, Organizata edukative humanitare (EHO) – Shtip, Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit Dibër, dhe të rinj të cilët u paraqitën në thirrjen e hapur, i kaluan të gjitha 7 komponentët të EGJS. Të udhëhequr nga edukatorët moshatar të HERA, përmes ligjëratave interaktive, të rinjtë patën mundësinë që të fitojnë të dhëna relevante, aktuale dhe të bazuara në fakte për gjininë, HIV, infektimet seksualisht të transmetueshme, aspektet qytetare, kënaqësinë, dhunën, lidhjet dhe marrëdhëniet dhe diversiciteti.
Në mungesë të qasjes gjithëpërfshirëse në arsimin formal, i cili do t’u mundësojë të[ rinjve që të fitojnë informata të nevojshme për mbrojtje të shëndetit të tyre seksual dhe riprodhues, qëllimi është që me këto trajnime të kontribuojmë drejt informimit më të madh dhe zhvillimit të shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave, të cilat do t’u mundësojnë të rinjve të marrin vendime të informuara lidhur me seksualitetin e tyre dhe me shëndetin e tyre.
Ky trajnim u mundësua përmes mbështetjes financiare nga programi Civika mobilitas dhe nga MFPR (IPPF EN).