Lajmërim për opinionin pas performansës protestuese para Ministrisë së Shëndetësisë
Shkup, 18 tetor 2016 – Platforma qytetare për HIV i alarmon qytetarët se ministri për Shëndetësi Nikolla Todorov, si dhe deputetët, të cilët nuk e korrigjuan buxhetin qesharak për HIV, mund t’i llogarisin si përgjegjës të drejtpërdrejtë për çdo rast të ardhshëm të vdekjes nga ky virus.
Në vend që t’i rritin mjetet për mbrojtje të popullatës nga HIV të shumës së nevojshme së paku prej 65 milionë denarë, ministri Todorov i shkurtoi në vetëm 27 milionë denarë. Ai nuk i plotësoi obligimet që i kishte ndërmarrë se Ministria e Shëndetësisë nga viti i ardhshëm do ta ndërmarre financimin e programeve për parandalim të HIV. Me këtë i shkaktohet dëm i madh përpjekjeve tona nacionale që ta vëmë virusin nën kontroll.
Me këtë buxhet njerëzit që jetojnë me HIV janë vënë nën rrezik që t’u ndërpritet terapia nga fundi i vitit të ardhshëm, e tërësisht i shkurtuan edhe mjetet për parandalim. Mbi 15.000 qytetarë, dhe familjet e tyre, mbetën pa qasje deri te mjetet pa pagesë për mbrojtje nga HIV dhe për zbulimin e hershëm të infektimit.
Ky vendim i papërgjegjshëm do të ketë pasoja të rrezikshme për shëndetin e kombit. Ministria e Shëndetësisë e di mirë se epidemia e HIV në Republikën e Maqedonisë do të rritet nëse nuk vazhdojnë programet për parandalim.
Vetë Ministria e Shëndetësisë me ndihmën e Bankës Botërore vlerësoi se Republika e Maqedonisë mund të pengojë së paku 860 persona që të infektohen deri në vitin 2030, nëse vazhdojnë në mënyrë adekuate programet për parandalim. Kjo është 4 herë më tepër nga numri i njerëzve që për momentin mjekohen nga HIV në Klinikën për sëmundje infektive. Edhe më e tmerrshme është se Ministria e Shëndetësisë me shkurtimin e mjeteve lejon që së paku 290 njerëz në Maqedoni të vdesin nga SIDA deri në vitin 2030, për shkak të përhapjes së infeksionit dhe për shkak të diagnozës së vonuar.
Në shekullin 21 kur e dimë se si parandalohet HIV dhe kur ky infeksion mund të mjekohet, Todorov lejon që qytetarët tanë dhe të rinjtë të vdesin nga SIDA! Bota me të madhe flet për t’i vënë fund epidemisë së HIV deri në vitin 2030. Në Afrikë epidemia është vënë nën kontroll dhe bie numri i infektimeve të reja, ndërsa në Maqedoni do të ketë rritje të infektimeve të reja dhe njerëzit do na vdesin nga SIDA.
HIV është virus i cili mund të parandalohet, dhe nëse zbulohet me kohë, për atë ka terapi. Terapia për HIV pengon virus, por pengon që edhe virusi të transferohet. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë për programe efikase dhe të dëshmuara për parandalimin dhe për zbulimin e hershëm të HIV, si dhe e drejta për mjekim cilësor. Nëse zbulohet dhe mjekohet me kohë sot njerëzit mund të vazhdojnë të jetojnë në mënyrë normale dhe të shëndetshme, bile edhe të krijojnë familje dhe të kenë fëmijë të shëndetshëm. Kjo nuk do të jetë e mundur me buxhetin e shkurtuar nga ana e Todorovit, ndërsa i miratuar nga deputetët.
Nuk ndalemi derisa personat përgjegjës mos ta zgjidhin problemin.