Në kuadër të projektit 30-mujor “Të rinjtë flasin, të rinjtë zgjedhin”, i cili synon të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit seksual dhe riprodhues në Ballkanin Perëndimor, HERA kreu një hulumtim mbi ndikimin që pati pandemia e Kovid-19 mbi shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese dhe në Maqedoni.
Raporti nga studimi për qasjen e të rinjve në informacione për shëndetin seksual dhe riprodhues, edukimin dhe kujdesin në Maqdoni gjatë krizës së Kovid-19 tregoi se të rinjtë u përballën me vështirësi serioze në qasjen e informacionit dhe shërbimeve që lidhen me shëndetin seksual dhe riprodhues gjatë pandemisë me Kovid-19 që solli në një ndjenjë të shtuar të pasigurisë mes tyre.
Informacioni, siç deklaruan ata, është i “vërshuar” për shkak të vëllimit dërrmues të informacionit për Kovid-19, ose për faktin se mungojnë faqet kombëtare të internetit që janë relevante dhe mund t’u besohet.
Hulumtimi mbuloi të rinjtë si një grup i përgjithshëm i popullsisë, duke përfshirë katër kategori të cenueshme të rinjsh, që janë të rinjtë romë, nënat e reja dhe gratë shtatzëna, anëtarët e komunitetit LGBTI+ dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale dhe që kanë akses më të vështirë në shërbimet shëndetësore.
Për shembull, hulumtimi ka treguar se personat LGBT janë grupi i cenueshëm që kërkuan më shumë informacion rreth shëndetit mendor gjatë pandemisë.
Shumica e të rinjve romë që u përfshinë në hulumtim ndanë se janë të diskriminuar ose të stigmatizuar për shkak të asaj se kush janë, dhe se ata gjithashtu ndjejnë turp për të diskutuar çështje lidhje me SHSR.
Në rastet e dhunës seksuale dhe të dhunës me bazë gjinore, të gjitha grupet e të rinjve të përfshirë në hulumtim konfirmuan ekzistencën e barrierave thelbësore për kërkimin e mëtejshëm të mbështetjes, por edhe për përgjigjen adekuate ndaj raporteve të tilla. Në përgjithësi besimi te policia është në nivel të ulët, po ashtu u konstatua se institucionet janë praktikisht të padobishme kur bëhet fjalë për raste të dhunës së këtij lloji. Realiteti tregon se përqindja është shumë e ulët e individëve të rinj që kanë marrë mbështetje dhe rastet mbi të cilat është ndërmarrë ndonjë veprim pasi që personi ka qenë dëshmitar apo ka përjetuar një incident.
Hulumtimin mund ta gjeni në gjuhën maqedonase dhe shqipe.