Parashtesa kundër librit shkollor “Shoqëria” për klasën e 4-të sot u dorëzuan nga 40 nëna, të cilat jetojnë në familje me një prind, bashkësi jashtë martese dhe bashkësi bashkëshortore, por të cilat mendojnë se nxënësit nuk duhet të ekspozohen ndaj përmbajtjeve diskriminuese, ndërsa janë mbështetur nga 8 organizata qytetare deri te Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë dhe Inspektorati shtetëror i arsimit.
Ministria e Arsimit e ka botuar librin shkollor “Shoqëria” për klasën e 4-të, i cili përmban materiale diskriminuese mbi bazë të statusit familjar dhe bashkëshortor, me të cilat përjashtohen shumë grupe të prindërve.
Në librin shkollor në faqen 18 mësohet për jetën bashkëshortore dhe rolet bashkëshortore dhe mes tjerash kërkohet nga ana e nxënësve që të ngjitin fotografi nga dasma e prindërve ose t’i vizatojnë ata, gjatë kësaj të përgjigjen kur prindërit e tyre janë martuar dhe në cilën moshë, sa vjet janë në martesë dhe iu është lënë nxënësve mundësinë e rrumbullakimit, nëse prindërit janë martuar në komunë, kishë ose tjetër. Ushtrimi i këtillë, siç është dhënë në libër është diskriminues dhe shqetësues për grupe të tëra të prindërve dhe fëmijëve, të cilët nuk jetojnë në marrëdhënie dhe familje bashkëshortore konvencionale, dhe atë: për fëmijët në familjet me një prind, prindërit e të cilëve janë ndarë ose njëri nga prindërit ka vdekur, është i panjohur ose është zhdukur, fëmijë të cilët jetojnë me farefis, fëmijët pa prindër, fëmijë prindërit e të cilëve jetojnë në bashkësi jashtëmartesore, bile edhe fëmijët prindërit e të cilëve janë kurorëzuar, por kanë vendosur të mos bëjnë dasmë. Ushtrimi nuk jep mundësi që fëmijët nga familjet jo konvencionale dhe marrëdhënie bashkëshortore pa shqetësim dhe stigmatizim t’i paraqesin raportet në familjen ose shtëpinë e tyre, pasi që martesa si bashkësi dhe dasma si mënyrë e kremtimit, janë prezantuar si bashkësi dhe sjellje të vetme “normale”.
Përmbajtja e këtillë është në kundërshtim me Ligjin për familje, i cili garanton barazi të fëmijëve të lindur brenda dhe jashtë martesës, në kundërshtim me Ligjin për pengimin dhe mbrojtje nga diskriminimi, i cili e pengon diskriminimin në bazë të statusit bashkëshortor dhe statusit familjar në arsim dhe e drejta për shkollim të çdo fëmije pa diskriminim. Me përmbajtje diskriminuese në tekstet shkollore shkelen edhe dispozitat e Konventës për të drejtat e fëmijës, ku thotë se arsimimi duhet të orientohet drejt respektimit të personalitetit të fëmijës, karakteristikat e tij të identitetit, respektimi i të drejtës së njeriut, përgatitja e fëmijës për të kuptuar diversitetin dhe barazia mes gjinive.
Me parashtesat kërkojmë nga Avokati i Popullit dhe nga Inspektorati shtetëror i arsimit ta vërtetojnë diskriminimin dhe ta obligojnë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të fillojë procedurë për botimin e librit të ri modern shkollor, me përmbajtje inkluzive, të cilat i përgjigjen nevojave të nxënësve dhe prindërve.