Dita ndërkombëtare e kontracepsionit, e cila globalisht shënohet çdo 26 shtator, që nga viti 2007 e këtej, këtë vit HERA e shënoi me tribunën me temë “Të rinjtë e kërkuan atë që u takon – qasja deri te shërbimet për shëndet seksual dhe riprodhues”. Tribuna u mbajt më 26 shtator (e martë) prej orës 11:00 deri në ora 13:00 në hotelin “Holidej In”.
Përmes promovimit të videos “Të rinjtë e kërkojnë atë që u takon – qasja deri te shërbimet për shëndet seksual dhe riprodhues”, që flet për një pjesë nga sfidat e përditshme me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Maqedoni dhe panel diskutimi me vendimmarrësit, profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve kompetente, në tribunë përsëri u aktualizua çështja për lehtësimin e qasjes deri te kontracepsioni modern në Maqedoni.
Nevoja deri te kontracepsioni i kapshëm modern e mbështesin edhe të dhënat statistikore, sipas të cilave Maqedonia edhe më tej është një nga vendet evropiane ku kontracepsioni modern nuk është aspak i popullarizuar: vetëm 1,6% të rinjve deri në moshën 29 vjeçare përdorin kontracepsion oral, ndërsa vetëm 12,8 prej çifteve përdorin çfarëdo lloji mjet modern të kontracepsionit. Rritja e rasteve të klamidies, shtatzënisë dhe aborteve mes adoleshentëve padyshim tregon për informimin e pamjaftueshëm për metodat ekzistuese të kontracepsionit dhe për indikacionin e tyre te kjo grup moshë, por edhe në qasjen e vështirësuar deri te kontracepsioni, mungesa e mjeteve financiare, qendrat e pamjaftueshme rinore funksionale për shëndet seksual dhe riprodhues dhe të frikës nga dënimi.
Sipas hulumtimit të HERA dhe UNFPA për çmimet e mjeteve kontraceptive në treg, do të nevojiteshin 73.000 dollarë që të plotësohen nevojat e të gjithë të rinjve në Maqedoni në nivel vjetor, prej të cilave 60% do të dedikoheshin për prezervativë, 30% për kontracepsion oral, ndërsa 10% për kontracepsion urgjent.
Sfidat, komentet dhe kërkesat e ndara në këtë tribunë i vërtetojnë rekomandimet që i ka sjellë Komiteti i KB-së për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore për Maqedoninë në vitin 2016:
- Informatat për shëndetin seksual dhe riprodhues të jenë të kapshme për opinionin, më së shumti për të rinjtë; të përmirësohet edukimi në shkolla nga fusha e shëndetit seksual dhe riprodhues – e bazuar në informatat më të reja, të përshtatura për moshën dhe e bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut.
- Kontracepsioni modern të jetë i kapshëm për të gjithë, që do të edhe futja e mjeteve kontracepsione në listën pozitive të ilaçeve të përfshira prej Fondit për sigurim shëndetësor.
Mu për këtë, edhe këtë vit të rinjtë e kërkuan atë që u takon, e ky është kontracepsioni oral në listën pozitive, qasja deri te prezervativët pa pagesë, edukimi gjithëpërfshirës seksual në shkolla dhe qendra rinore funksionale dhe miqësore për të rinjtë për shëndetin seksual dhe riprodhues – për të gjithë të rinjtë në gjithë vendin.