Të udhëhequr nga misioni i vet social, gjegjësisht dëshira që ta përmirësojë statusin shoqëror dhe qasjen deri te të drejtat e bashkësive të margjinalizuara, HERA e hapi ndërmarrjen sociale “Kujdes Plus” që ofron kujdes profesional për pleqtë dhe personat në nevojë në kushte shtëpiake në territorin e Komunës Qendër dhe Qytetin e Shkupit.
“Kujdes Plus” e përbëjnë dhjetë kujdestare/infermiere të nacionalitetit rom, të cilat i mbindërtuan dhe i fuqizuan njohuritë dhe shkathtësitë e tyre përmes Programit të licencuar për kujdes paliativ dhe kujdes të Ministrisë së Arsimit.
Duke u përpjekur që ta përmirësojë mirëqenien ekonomike dhe personale të romeve, të cilat janë grupe të margjinalizuara sociale dhe ekonomike në territorin e Qytetit të Shkupit, “Kujdes Plus” i bën profesionale dhe punon jashtëzakonisht me kuadër të certifikuar dhe të përkushtuar dhe siguron pako fleksible të shërbimeve, cilësia e të cilit përcillet përmes sistemit të vendosur për kontroll të cilësisë. Në këtë mënyrë “Kujdes Plus” do të sigurojë qasje deri te punësimi i vazhdueshëm dhe të ardhurat me çka do të rritet pavarësia ekonomike e romeve të margjinalizuara.
Ndërmarrja socialr “Kujdes Plus” është hapur në suaza të projektit “Fuqizimi i romeve përmes krijimit të ndërmarrjes sociale”, e financuar nga Bashkimi Evropian, në partneritet me Rrjetet e ndërmarrjeve sociale nga Franca – Insertion et alternatives – Group SOS dhe Komuna e Qendrës.
Për më tepër informata, ndiqni Fejsbuk profilin zyrtar tl ”Kujdesi Plus“, shihni videon promovuese ose paraqituni në tel. 070 299 026.