Bashkë me Koalicionin “Margjinat” dhe në bashkëpunim me Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi e filluam fushatën “Për komb pa diskriminim”, me qëllim që ta ngremë vetëdijen te të gjithë qytetarët rreth diskriminimit mbi të gjitha bazat dhe të fillojmë ta fshimë fotografinë që me vite është krijuar për personat me orientimin seksual ndryshe.
Krahas video spotit, në suaza të fushatës e promovuam edhe Protokollin për vërtetimin e procedurës në raste të mbrojtjes nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, që Komisioni e miratoi në kuadër të projektit “Fuqizimi i sundimit të drejtës së komunitetit të qytetarëve LGBT”, që të lehtësohet dhe përshpejtohet procesi, si dhe efikasiteti gjatë zgjidhjes së rasteve të diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.