Nëse është e zakonshme, nuk do të thotë se është e drejtë. Tri herë matë, një herë pre, por asnjëherë mos diskrimino!
HERA bashkë me Koalicionin Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara, ndërsa me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Maqedoni, prej sot e filluan fushatën për mbrojtje nga diskriminimi mbi të gjitha bazat, duke përfshirë edhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Mesazhi kryesor i fushatës është “Nëse është e zakonshme, nuk do të thotë se është e drejtë. Tri herë matë, një herë pre, por asnjëherë mos diskrimino!”.
Nevoja nga të përkujtuarit e vazhdueshëm të opinionit për njohjen dhe paraqitjen e rasteve të diskriminimit, veçanërisht në nivel lokal, bazohet mbi faktin se numri i parashtesave vazhdimisht është duke rënë. Fushata do të emetohet në nivel nacional, por është e fokusuar në njësitë e pushtetit lokal, me të cilat HERA bashkëpunonte vitin e kaluar. Ajo do të emetohet në 5 televizione lokale dhe 3 nacionale, në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Po ashtu, fushata do të promovohet përmes tribunave në 5 qytete.
Në projektin për avancimin e mekanizmave për mbrojtje nga diskriminimi në nivel lokal u inkuadruan Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë, Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe komunat e Kumanovës, Shtipit dhe Strumicës. Gjatë kësaj u realizua hulumtimi për nevojat e mekanizmave lokale për mbrojtje nga diskriminimi, pas çka vijuan trajnimet dhe harmonizimi i praktikave pozitive nga Holanda. Nga ky proces lindi ideja që gjatë fushatës theks t’i vihet diskriminimit dhe shqetësimit nga urrejtja të bazuara në gjini, statusin special, si dhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor.
Rezultati kryesor i projektit është themelimi i Trupit koordinues për mbrojtje nga diskriminimi nga ana e Këshillave të komunave Shtip, Kumanovë dhe Strumicë, të cilët do të punojnë sipas Protokollit për avancimin e bashkëpunimit të mekanizmave lokal për mbrojtje nga diskriminimi. Trupat multisektorial janë përbërë nga Koordinatori për mundësi të barabarta nga secila prej komunave, Komisioni për mundësi të barabarta të meshkujve dhe femrave, Zyrat rajonale të Avokatit të Popullit, Njësitë rajonale për ndihmë juridike pa pagesë të Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqatat e qytetarëve. Ata do të kenë për qëllim të punojnë bashkërish në rritjen e informimit të qytetarëve si ta njohin dhe ku ta paraqesin diskriminimin.
E shfrytëzojmë rastin t’i ftojmë edhe komunat tjera që të inkuadrohen në forcimin e përgjigjes ndaj diskriminimit dhe t’i marrin praktikat e mira nga Kumanova, Shtipi dhe Strumica.
Sa i përket mbrojtjes nga diskriminimi i LGBTI bashkësisë, është e rëndësishme të përmendet se gjatë këtij viti, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale realizoi proces konsultativ për ndryshimin e Ligjit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Shpresojmë se gjatë vitit 2017 do të miratohen ndryshime të cilat do të përfshijnë orientimin seksual dhe identitetin gjinor si baza për diskriminim, që njëkohësisht do t’i inkurajojë LGBTI personat ta paraqesin diskriminimin. Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi gjatë vitit 2016 vendosi në disa raste të diskriminimit mbi bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Në shumicën e rasteve Komisioni përsëri nuk arriti ta njohe diskriminimin dhe në mënyrë adekuate t’i aplikojë dispozitat e Ligjit për pengimin dhe mbrojtje nga diskriminimi. Përjashtim nga praktika e këtillë dhe shembull pozitiv ishte një rast ku Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi vërtetoi diskriminim mbi bazë të identitetit gjinor dhe përcaktoi kompensim të dëmit.
Video spotin si pjesë të fushatës mund ta shihni në linkun që vijon: https://youtu.be/Vr4O3cLLVuE
Versioni i videos në gjuhën shqipe gjendet në këtë link: https://youtu.be/NrB0ZHugtP4