Promovimi dhe avancimi i të drejtave të grave duhet të jetë prioritet për të gjithë shoqërinë, është mesazhi kryesor nga takimi i Grupit të Liderëve për Barazi Gjinore, i cili u mbajt në Shkup më 9 korrik, organizuar nga HERA – Asociacioni për Edukim Shëndetësor në bashkëpunim me partnerë nga disa sektorë të shoqërisë maqedonase.
Anëtarët e Grupit të liderëve e theksuan nevojën për rritjen e pjesëmarrjes politike të grave, pjesëmarrjen në sferën publike të jetesës dhe fuqizimin e tyre ekonomik, që do të kontribuojë në një shoqëri më të drejtë, që do të ofrojë më shumë mundësi për zhvillim dhe përparim për të gjithë qytetarët, dhe nëpërmjet kësaj edhe të gjithë shoqërisë.
“Gratë në shoqërinë maqedonase përballen me pengesa të konsiderueshme në qasjen në tregun e punës dhe arritjen e pagës së barabartë për të njëjtën punë. Obligimet e papaguara të kujdesit pengojnë më tej përfshirjen dhe avancimin e grave si pjesë e fuqisë punëtore, duke zgjatur dhe përjetësuar në këtë mënyrë disavantazhin e tyre ekonomik. Krijimi i një nisme kombëtare për barazinë gjinore si një strukturë që do të promovojë dhe lobojë për politika që përmbajnë bazën gjinore dhe mbrojnë të drejtat e grave dhe vajzave është me rëndësi të madhe për të pasur progres për të gjithë shoqërinë”, theksoi drejtoresha ekzekutive e HERA Milla Carovska / Elizabeta Bozhinoska, drejtoreshë programore e HERA.
Ajo shtoi se është inkurajuese që interesimi për anëtarësim në Grupin e liderëve është i lartë dhe se ai përfshin përfaqësues të partive politike, komunitetit akademik dhe kulturës, organizatave të shoqërisë civile, organizatave fetare, mediave dhe odave, të cilët mund të lobojnë dhe kontribuojnë për politika të ndjeshme gjinore dhe politika të përgjegjshme gjinore.
Pavarësisht përpjekjeve të vendit me miratimin e Konventës së Stambollit dhe ligjeve të ndjeshme ndaj gjinisë, përfshirë ato që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave, zbatimi i ligjeve në praktikë dhe zbatimi i tyre janë ende të pamjaftueshëm dhe stereotipat gjinore, paragjykimet dhe diskriminimi janë të përhapura. Hulumtimet tregojnë se gratë janë jo aq të përfaqësuara në vendimmarrje, pozita të larta drejtuese në politikë dhe biznes, në tregun e punës, si dhe në mbrojtje dhe siguri. Vetëm 38.3% e të punësuarve janë gra, 28.5% e pronës në vend është në pronësi të grave dhe vetëm 4.1% është në pronësi të grave nga zonat rurale. Gratë janë numri më i madh i viktimave të dhunës në familje, në 79% të rasteve. 41% e grave i plotësojnë kushtet për sigurimin e pensionit nga shteti, dhe 66,4% e punëtorëve të papaguar të familjes janë gra.
Platforma që do të krijohet nëpërmjet Grupit të liderëve do të ndihmojë në uljen e polarizimit të pikëpamjeve për barazinë gjinore në vend, gjetjen e zgjidhjeve për krijimin e politikave më të mira, marrjen e vendimeve dhe zgjidhjet e duhura ligjore që do të kontribuojnë në avancimin e barazisë gjinore. Është planifikuar miratimi i një metodologjie për Barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale (RESI), e cila do të drejtojë politikat, avokimin dhe zbatimin dhe do të jetë një mjet që do të sigurojë zbatimin e standardeve gjinore dhe të përfshirjes sociale në zhvillimin e politikave të reja në të ardhmen.
Takimi i liderëve për barazi gjinore organizohet në kuadër të projektit “Së bashku për barazi gjinore: Ndërtimi i mbështetjes për politika gjithëpërfshirëse gjinore”, i cili zbatohet nga HERA – Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup. Projekti synon të krijojë dhe mbështesë një rrjet kombëtar për barazi gjinore që do të mbështesë dhe mbrojë të drejtat e vajzave dhe grave në Maqedoninë e Veriut duke inkurajuar diskutimet dhe bashkëpunimin e grupit udhëheqës për barazi gjinore dhe duke avokuar dhe miratuar politika të bazuara në gjini.