Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi reagon ashpër ndaj mendimit nr. 08-1651/1 të datës 17.10.2016 të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi pas parashtesës së Agjencisë për media audio dhe audio-vizuale të parashtruar kundër gazetarit Milenko Nedellkovski, për diskriminimin e bërë në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, në emisionin e tij Milenko Nedellkovski Shou në televizionin Kanal 5.
Mendimi i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi krahas asaj që përmban mungesa formale, tregon edhe mosnjohje elementare të Ligjit për mbrojtje dhe pengim nga diskriminimi dhe interpretimi i gabuar i dispozitave të tij nga ana e Komisionit. Në tekstin e mëtejshëm do të përpiqemi t’i ndajmë mungesat më serioze.
Në mendimin e vet Komisioni thotë se diskriminuesi duhet të ketë ndonjë pozitë të lartë që të mund të diskriminojë grup të caktuar. Ligji për pengimin dhe mbrojtje nga diskriminimi nuk përmban dispozitë të këtillë, e as nuk rregullon karakteristika të veçanta që një person duhet t’i posedojë, që të mund të jetë diskriminues. Ligji është i qartë në nenin 5 paragrafi 4 ku definohet sjellja diskriminuese dhe i njëjti nuk ka aspak lidhje me “pozitën e lartë” të diskriminuesit potencial.
Është interesant interpretimi i Komisionit për fushat e aplikimit të Ligjit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Në mendimin e dhënë Komisioni thotë se diskriminimi në fushën e informimit publik dhe mediat sillet me mediat si persona juridik, por jo edhe me gazetarët të cilët punojnë në projekte private (?!). Konstatimi i këtillë duket si interpretim joserioz dhe paushall i ligjeve të Republikës së Maqedonisë, me qëllim të gjetjes së argumenteve për mbrojtje të Milenko Nedellkovskit. Me vendimin e këtillë, përbërja e re e Komisionit vendos vijë të qartë për mosrespektimin e vendimeve të përbërjes paraprake, i cili në dy vendime vërtetoi të folur diskriminues në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, i cili në vete përmbante elemente edhe të gjuhës së urrejtjes. Në gjithë tekstin e mendimit, Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi përpiqet që të folurit diskriminues dhe gjuhën e urrejtjes ta specifikoj si “mendim i autorit” dhe liria e të folurit, duke mos bërë dallim mes këtyre dy termeve.
Ndoshta ajo që më shumë brengos është se nga mendimi mund të përfundojmë se autori, i cili është një nga komisionarët në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi, nuk ka njohuri për burimet e të drejtës, që do të thotë, si përdoren, e me këtë e as si funksionojnë sistemet juridike. Bile edhe autori i mendimit të mos jetë jurist, pasi që jo të gjithë komisionarët janë juristë, megjithatë kryetari i Komisionit, Aleksandar Dashtevski është jurist, dhe i njëjti e ka nënshkruar mendimin dhe është dashur ta korrigjojë. Në të vërtetë, Komisioni thotë se “nuk ka nevojë nga citimi i nenit 14 nga Konventa evropiane për të drejtat e njeriut, pasi që ai implementohet në legjislacionin tonë, veçanërisht në ligjin tinë, i cili mendohet se i përmban standardet më të larta nga ato që janë paraparë në dokumentet ndërkombëtare”. Të përkujtojmë se me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë rregullohet se me marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar me Kushtetutë janë pjesë e avancimit të brendshëm dhe nuk mund të ndryshojnë me ligj. Nga teksti i mendimit del se Komisioni mendon se qytetarët nuk mund të thirren në vendimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, pasi që për dallim nga Gjykata, Komisioni ka qenë trup gjoja gjykatë, që përsëri flet për mosnjohjen e burimeve të drejtës.
Si Rrjet për mbrojtje nga diskriminimi shprehim brengosje serioze për mosnjohjen, aplikimin e gabuar dhe interpretim të Ligjit për mbrojtje dhe pengim nga diskriminimi nga ana e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi. Apelojmë që Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi të fillojë me zbatimin e drejt dhe konsekuent të Lignit për mbrojtje dhje pengim nga diskriminimi dhe gjatë veprimit ndaj parashtesave të parashtruara t’i përmbahet dispozitave ligjore, e jo interpretimeve të veta subjektive.
Personi për kontakt: Igor Jadrovski 078 318 600