Kaloi edhe një vjet pa edukim gjithëpërfshirës seksual (EGJS) në shkollë. Epo, përmes një sërë kartolinash para Vitit të ri të dërguara nga Amsterdami, Shkupi, Estonia, Tirana dhe Danimarka, të rinjtë i dërguan mesazh Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës çfarë dëshirojnë t’u sjellë Viti i ri 2019!
Angazhimet shumëvjeçare për vendosjen e EGJS në arsimin formal kontribuan drejt zhvillimit të propozim-modelit dhe programit për vendosjen e edukimit seksual në shkollat fillore si lëndë zgjedhore. Këtë model e përpiloi Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe grupi punues i ekspertëve me mbështetjen tonë, pas çka u prezantua në konferencën tonë për edukimin gjithëpërfshirës seksual dhe i dërguar deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për miratim.
Shpresojmë se ky vit më në fund do të na sjellë pilot-program për EGJS! Sepse #ÇdoPytjeMeritonPërgjigje!