Me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, bashkë me Platformën për avancimin e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, ju përkujtojmë se personat me aftësi të kufizuar – si edhe personat pa aftësi të kufizuara – janë qenie seksuale.
Kështu, që të mund ta realizojnë të drejtën për qasje deri te shërbimet shëndetësore të kapshme, duke përfshirë edhe ato për shëndet seksual dhe riprodhues dhe t’i marrin shërbimet në pajtim me nevojat e tyre individuale, nevojitet që të hiqen barrierat të cilat ekzistojnë në të gjitha nivelet në shoqërinë tonë. Pasi që, aftësi e kufizuar gjendet në shoqëri, e jo karakteristikë e një personi të caktuar .
Të gjitha ilustrimet e përgatitura për këtë fushatë mund t’i shihni këtu. Janë vepër e strip-autorit Igor Stevkovski.