Prej vitit 2009, HERA Të rinjtë kërkon vendosjen e edukimit gjithëpërfshirës seksual në shkollë. Hulumtimet e fundit tregojnë se EGJS funksionon, ndërsa të dhënat nga terreni tregojnë se ka shumë nevojë: rritja e prevalencës së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, mungesa e programeve mësimore dhe njohuri për shëndetin seksual dhe riprodhues, dhuna në shkollë, mitet dhe stereotipat të përhapura gjerë.
Mu për këtë, HERA Të rinjtë dhe profesori i jashtëzakonshëm Ognen Janeski e realizuan Orën e parë nga edukimi gjithëpërfshirës seksual në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodij”. E shënuam edhe Ditën e Vizioni 2020, dokument i Federatës Ndërkombëtare për Planifikim Familjar, me të cilin në nivel ndërkombëtar kërkohet nga qeveritë që të ndërmarrin masa për avancimin e shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese.