COVID-19 është sëmundje serioze dhe secili prej nesh duhet të angazhohet që ta minimizojë rrezikun e transmetimit dhe përhapjes së virusit. Të gjithë e dimë se mbrojtja më e mirë është larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë, shmangja e kontakteve me secilin që është ftohur dhe ka koll dhe gjithsesi të qëndroni në shtëpi derisa jeni të sëmurë. Gjatë periudhës të COVID-19, gratë shtatzëna mendohet se janë kategoria më e rrezikuar për shkak të gjendjes së tyre të përgjithshme dhe rrezikut të rritur nga komplikimet gjatë shtatzënisë.
Informata do të thotë shëndet, prandaj në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetje nga Fondi për popullatë të Kombeve të Bashkuara – UNFPA, e përgatitën broshurën “Informohu, mbrohu!”, në të cilën gratë shtatzëna mund të gjejnë informata të rëndësishme lidhur me simptomat e virusit korona dhe gjatë shtatzënisë.
Broshura “Informohu, mbrohu!” është edhe në gjuhën maqedonase.