Të drejtat seksuale janë të drejta universale të njeriut të bazuara mbi lirinë e lindur, dinjitetin dhe barazinë e të gjitha qenieve njerëzore. Për gëzimin e plotë të këtyre të drejtave, të gjithë njerëzit duhet, mes tjerash, të kenë qasje deri te informatat dhe qasje deri te shërbimet për shëndet seksual dhe riprodhues (SHSR). Por, kjo sikur mos vlejë për personat me aftësi të kufizuara në Maqedoni. Mu për këtë, bashkë me Platformën për avancimin e SHSR të personave me aftësi të kufizuara përkujtojmë se “Kemi të drejta, si të gjithë!”.