Vesna Matevska

Vesna Matevska

Vesna Matevska

Vesna Matevska ka lindur në Shkup, diplomoi në Institutin për psikologji, pranë Fakultetit Filozofik në Shkup, në vitin 2007. Si psikologe, ajo avancohet në fushat e psiko-edukimit dhe psiko-terapisë. Është anëtare e Asociacionit Maqedonas për Analizë Transaksionale (MATA). Është certifikuar për punë me kryes të dhunës familjare.

Filloi të punojë te HERA në vitin 2008 si psikologe në qendrën rinore “Dëshiroj të di”. Nga viti 2012 gjendet në pozitë të koordinatorit programor, ndërsa nga viti 2013 është emëruar për person përgjegjës në organizatë për mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve që janë nën rrezik. Si koordinator programor punon në temën Seksualiteti dhe personat me kufizime, fushë që HERA e zhvillon nga viti 2010.

Po ashtu, është inkuadruar në fushën për avancimin e shëndetit dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese të romëve, me theks të veçantë të grave dhe femrave. Angazhohet për forcimin e grave dhe në mënyrë aktive merr pjesë në luftën kundër dhunës familjare në Maqedoni.