Vesna Ilievska Utevska

Vesna Ilievska Utevska

Vesna Ilievska Utevska

Vesna Ilievska Utevska, ka lindur në Shkup dhe e diplomuar në Institutin për studime klasike pranë Fakultetit Filozofik në Shkup.

Në sektorin civil ka koordinuar projekte me temë nga ambienti jetësor dhe mbrojtja e resurseve natyrore, veçanërisht nga kërcënimet e projekteve të infrastrukturës. Ka udhëhequr programe për edukim nga fusha e ekologjisë dhe mënyra e qëndrueshme e jetës, si dhe arsimi joformal për të rinjtë. E ka pasion natyrën, gjuhët, feminizmin, zhvillimin personal, gjetjen e hallkës së përbashkët mes të gjitha diversiteteve. Angazhohet për barazi dhe solidaritet mes të gjithë të rinjve pa ndarje mbi çfarëdo baze, si dhe për mbështetje të grupeve të margjinalizuara në shoqëri.

Beson se joga dhe prezenca e vetëdijshme mund të sjellin deri te vetëdijesimi për unitet mes gjithçka që ekziston dhe se vetëdija e tillë në mënyrë të natyrshme shpie drejt barazisë dhe thellimit të drejtave të njeriut, si dhe drejt kujdesit për planetin dhe gjithçka që ekziston në atë. E prirë nga idetë e tilla, ajo është instruktor i certifikuar për jogë dhe mban orë për jogë dhe meditim. Ka përvojë dhe si përkthyese dhe arsimtare e gjuhës greke.

Nga viti 2018 punon në HERA si koordinatore projekti, përgjegjëse për servisin për këshillim vullnetar dhe testim për HIV në terren dhe stacionar.