Olivera Stojkovska

Olivera Stojkovska

Olivera Stojkovska

Olivera Stojkovska i bashkëngjitet ekipit të HERA në mars të vitit 2020 si koordinatore e projektit “Romet avokojnë për mundësi të barabartë gjatë punësimit”, të mbështetur nga Fondacioni suedez “Kvina til Kvina”.

Ka diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin për administratë publike dhe shkenca politike në vitin 2012.

Pas diplomimit përmes vullnetarizmit, ajo filloi të zhvillohej personalisht dhe profesionalisht në sektorin e shoqërisë civile, dhe menjëherë në vitin 2013 filloi të ndërtojë karrierën e saj përmes menaxhimit administrativ të projekteve dhe programeve në organizatën joqeveritare Asociacioni për Zhvillim Demokratik të Romëve “Sonce” – Tetovë, ku karriera e saj profesionale zgjat më shumë se shtatë vjet.

Përvoja e saj përfshin punën në programe, menaxhimin administrativ dhe financiar të projekteve dhe programeve për zgjidhjen e çështjes së romëve, të financuar nga donatorë të ndryshëm ndërkombëtar.

Interesat e saj përfshijnë promovimin dhe ushtrimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara, me theks në komunitetin rom, dhe ajo dëshiron të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie ku të drejtat e njeriut të respektohen dhe do të ketë mundësi të barabarta për të gjithë.