Marija Angelovski

Marija Angelovski

Marija Angelovski

Marija Angellovski ka lindur dhe jeton në Shkup. Gjatë studimit, ka qenë vullnetare në HERA Të rinjtë, ku ka qenë pjesë e një numri të madh të seminareve dhe trajnimeve lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat seksuale. Në këtë periudhë e realizon kontaktin e parë me sektorin joqeveritar ku është aktive që nga viti 2013.

Pas përfundimit të Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodij” në degën tregtia e jashtme, punësohet në grupacion multinacional në biznes sektorin. Zhvillimin profesional e fillon në pozitë pune asistente administrative dhe financiare, ndërsa në periudhën prej 2013 deri 2017 punon në pozitën analiste financiare.

Prej marsit 2018 punon në HERA si sipërmarrëse sociale të “Kujdesi plus” dhe IPA projektit “Hapim mundësi”.

Motivi kryesor për aktivizimin e serishëm në sektorin joqeveritar është dëshira e saj të ndikojë dhe të krijojë ndryshime pozitive në shoqëri, ndërsa sipërmarrësinë sociale e sheh si një nga mënyrat që të kombinohet kjo dëshirë dhe kualifikimet profesionale.