Kristijan Nushkov

Kristijan Nushkov

Kristijan Nushkov

Kristijan Nushkov ka diplomuar në Institutin për Punë Sociale dhe Politikë në Fakultetin Filozofik të Universitetit “Sh. Qirili dhe Metodi” në Shkup. Pas përfundimit të studimeve, ai filloi të punojë në sektorin civil – së pari për pesë vjet në HOPS në Programin për reduktimin e dëmeve nga përdorimi i drogës, ku është edhe këshilltar për testimin e HIV.

Pas kësaj, ai punoi për njëmbëdhjetë vjet në SOS Fshatin e Fëmijëve Shkup si koordinator programi në Qendrën për këshillim për prindër dhe fëmijë në komunën e Shuto Orizarit. Ai gjithashtu punon atje si këshilltar familjar, duke ofruar mbështetje për familjet me fëmijë të mitur në rrezik social dhe duke punuar për t’i forcuar ata për të siguruar vetëqëndrueshmëri. Ka licencë për të punuar si punëtor social.

Ai inkuadrohet në punën e HERA që nga fillimi i vitit 2022 si koordinator i projektit, përgjegjës për koordinimin dhe mbështetjen dhe vlerësimin e vazhdueshëm të punës së praktikave shëndetësore që do të pilotojnë shërbimet për shëndetin riprodhues seksual.