Kristijan Angeleski

Kristijan Angeleski

Kristijan Angeleski

Kristijan Angeleski ka përvojë të rëndësishme pune në biznes dhe organizatat qytetare. Në vitin 2014 i filloi studimet nga fusha e ekonomisë në Katedrën për e-biznes pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodij” në Shkup, Maqedoni. Duke iu falënderuar përkushtimit të tij në fushën e financave, si student e angazhon SHSHF “Ilirika” në Drejtorinë për shitje. Njohuritë e fituara teorike dhe praktike i kombinon në këtë pozitë, duke punuar çdo ditë në portfolio dhe duke menaxhuar me financat e klientëve privat dhe korporativ.

Në sektorin civil hynë në vitin 2008 si vullnetar në organizatën rinore “Kreativ”, ku pastaj emërohet menaxher i programit për zhvillim personal dhe të rinjtë. Përmes viteve ka punuar në organizata dhe programe të ndryshme, por gjithmonë e ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes rinore në proceset e vendimmarrjes.

Në vitin 2015, me ftesë të Institutit rinor për trajnime dhe hulumtim Y-PEER PETRI nga Sofja, pranë Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Bullgarisë, Kristijan e shfrytëzoi ekspertizën e tij në përmirësimin e mobilizimit të resurseve për Rrjetin  Y-PEER në Evropën Lindore dhe regjionin e Azisë qendrore. Kristijani ka certifikatë të pranuar ndërkombëtarisht për trajnim në fushën e zhvillimit të projekteve dhe menaxhmentit. Puna e tij reflekton me zgjidhje gjithëpërfshirëse për identifikimin e sfidave.

Anëtar në HERA nga viti 2017.