Katerina Spasovska

Katerina Spasovska

Katerina Spasovska

Katerina Spasovska është mjeke e diplomuar dhe magjistër i shkencave të mjekësisë. Nga viti 2011 është punësuar si mjeke në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile në Shkup. Përndryshe është anëtare e HERA nga themelimi i saj në vitin 2001. Në suaza të angazhimit të saj, ka punuar si koordinatore e më shumë projekteve si: Info linja për HIV/SIDA, Edukimi i kuadrit mësimor për TBC, dhe veçanërisht projekti për Këshillim dhe testim vullnetar për HIV (DST). Po ashtu është këshilltare në info linjën, pier edukatore dhe trajnuese për pier edukim, trajnuese për DST, dhe këshilltare për personat që jetojnë me HIV. Në kuadër të angazhimit të saj, në dy raste ka realizuar evaluim të testimit në terren dhe stacionar për HIV. Po ashtu ka marrë pjesë në përpilimin e aplikacioneve për grant të Fondit global për raundin 7 dhe raundin 10. Gjithashtu ajo është ko-autore e më shumë publikimeve si Doracaku për DST, Parandalimi i ekspozimit profesional të HIV, Parandalimi i transmisionit vertikal të HIV etj. Në vitin 2006 ajo bëhet bursiste e Qeverisë së SHBA dhe merr pjesë në programin njëvjeçar për profesionistë nga fusha e HIV/SIDA dhe shëndet publik, në Atlanta, SHBA. Për momentin punon si këshilltare për personat të cilët jetojnë me HIV, si dhe këshilltare para dhe pas HIV testimit, në këshillimoren për HIV pranë klinikës.

Nga qershori i vitit 2013 është zgjedhur për anëtare e Këshillit drejtues të HERA.