HERA është një nga 12 organizatat të cilat fituan mbështetje nga programi i Civica Mobilitas në thirrjen e tretë dhe të fundit për grante institucionale.
Civica mobilitas është program për mbështetje të shoqërisë civile, i cili filloi të zbatohet në tetor të vitit 2014 dhe do të zgjatë deri në shtator 2018. Programi e mbështet shoqërinë civile në promovimin e ndryshimeve shoqërore në fusha (strategjike), siç janë sundimi i drejtë, decentralizmi dhe zhvillimi i shoqërisë civile. Po ashtu, mbështetet shoqëria civile edhe në tre “tema transversale”: çështjet gjinore, marrëdhëniet ndëretnike dhe migracioni.
Në kuadër të grantit institucional, HERA parasheh një sërë aktivitetesh të cilat kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve të organizatës dhe zhvillimi organizativ, përmirësimin e bashkëpunimit me konstituentët dhe të gjithë aktorët e shoqërisë dhe përpilimin e aktiviteteve sipas nevojave të konstituentëve në pajtim me kontekstin e ndryshueshëm socio-kulturor dhe politik.