Këtë vit, HERA për herë të parë i bashkëngjitet Lëvizjes globale për promovimin dhe mbrojtjen e lirive riprodhuese të gruas, duke e shënuar 28 Shtatorin – Ditën botërore përqasje deri te aborti i sigurt dhe legal në Maqedoni. Qëllimi i fushatës lokale të cilën e zbatojmë me këtë rast, e theksojmë rregulloren ligjore liberale, e cila tashmë 40 vjet u mundëson grave në Maqedoni lirisht të vendosin për planifikimin e mëmësisë së tyre, por edhe të tregoje për sigurinë e procedurës për ndërprerjen e shtatzënisë, që realizohet në suaza të klinikave shëndetësore në vend. Në të njëjtën kohë, fushata kushte për qëllim të bëjë thirrje për regjistrimin e preparateve për ndërprerjen mjekësore të shtatzënisë (metodë e cila akoma nuk aplikohet në Maqedoni), kështu që gratë në Maqedoni të cilat kanë vendosur të bëjnë aborti, do ta gëzonin jo vetëm të drejtën e zgjedhjes personale, por edhe të drejtën që të zgjedhin se me cilën metodë do ta ndërpresin shtatzëninë e padëshiruar.